Sherret e sotme në Sarandë: Policia njofton për një arrestim dhe një ndjekje penale

15/05/2219:16

Shperndaje:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin:
-E. R., 38 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vetëgjyqësia”, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në ngarkim të shtetasit:


-R. B., 59 vjeç, banues në Sarandë, pasi sot, rreth mesditës, shtetasi E. R., ka parë në afërsi të portit të vjetër, në lagjen nr.4, Sarandë, shtetasin R. B.
38-vjeçari me automjetin tip “Citroën” i ka përplasur automjetin tip “Toyota” shtetasit R. B. dhe më pas ka qëlluar me gurë duke i thyer xhamin e automjetit.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi E. R. është konfliktuar fizikisht, mëngjesin e sotëm, për motive të dobëta me shtetasin R. B. Pas konfliktit, shtetasi E. R. është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës sepse kishte pësuar dëmtime të lehta.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Saimir Shkambaj merr drejtimin e Komisariatit të Sarandës, Feliks Hoda transferohet në Dibër
Tatimet kërkojnë mbledhjen me forcë të taksave për bizneset që nuk paguajnë në kohë
Kompania FIX PRO kërkon Magazinier për degën në Sarandë
Ndahet nga jeta At Kristo Papa, prifti i parë i Sarandës pas rënies së komunizmit
Bylis B me 10 lojtarë për 75 minuta mposht Butrintin në Sarandë
Butrinti pret Bylis B në Sarandë, duel mes dy skuadrave që e nisën sezonin me fitore

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.