Sherr për depozitën e ujit në taracën e pallatit, arrestohet dhe i kapet pistoleta me mulli

Sherr për depozitën e ujit në taracën e pallatit, arrestohet dhe i kapet pistoleta me mulli. Një konflikt mes fqinjësh në Sarandë ka përfunduar me arrestimin e një 62-vjeçari, pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri familjen që banonte pranë tij. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 4 të qytetit.

 

 

Sipas njoftimit të Policisë, pas telefonatës së një shtetaseje e cila raportoi se fqinji i saj kishte hyrë i armatosur në banesën e saj dhe kishte kanosur atë dhe familjarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë shkuan menjëherë në vendngjarje.
Si rezultat i ndërhyrjes së policisë, u bë arrestimi i shtetasit Sh. K., 62 vjeç.

 

Nga hetimet paraprake dyshohet se 62-vjeçari kishte kanosur fqinjët me armë zjarri, një pistoletë me mulli, si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes tyre lidhur me përdorimin e një pjese të përbashkët të pallatit ku banonin, konkretisht tarracës.

 

Gjatë veprimeve policore u sekuestrua edhe arma e zjarrit e dyshuar e përdorur në këtë rast.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shpallet tenderi 1.5 milionë euro për rikualifikimin e katër rrugëve në Ksamil
“O hajdut”! Pirro Vengu përballet me protestuesit para Kuvendit
Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë çel vitin akademik, vijojnë regjistrimet
Ksamil: motori del nga rruga, drejtuesi 28-vjeçar transportohet në spital
ALYACHT PREMIUM HOTEL kërkon Recepsionist Turni i Natës
Ndryshime të reja për legalizimet: Afat 30 ditë dhe mbyllje dosjeje për ata që pengojnë verifikimet

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.