Sherr mes disa të rinjve, dy të plagosur me sende të forta, shoqërohen 4 persona

22/12/2413:45

Shperndaje:

Sherr mes disa të rinjve, dy të plagosur me sende të forta, shoqërohen 4 persona

 

Një konflikt mes dy grupeve të rinjsh ka degjeneruar në dhunë dhe përdorim të sendeve të forta mbrëmjen e së shtunëd rreth orës 20:00 në fshatin Shkallë, të Bashkisë Konispol.

 

Burime bëjnë me dije se në konflikt janë përfshirë të paktën 6 persona. Prej tyre ka pasur edhe të gjakosur.

Në spitalin e Sarandës kanë shkuar për mjekim 3-4 persona por 19-vjeçari Amarildo Saliko nga Konispoli dhe 22-vjeçari Flori Pasho nga fshati Shalës kanë qenë të plagosur më rëndë. Ata kishin pasur të çara 3-4 cm në kokë dhe kanë marrë ndihmë në spital.

 

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe mësohet se janë shoqëruar 4 persona të cilët po merren në pyetje për të sqaruar shkaqet e kësaj ngjarjeje.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bylis B me 10 lojtarë për 75 minuta mposht Butrintin në Sarandë
Butrinti pret Bylis B në Sarandë, duel mes dy skuadrave që e nisën sezonin me fitore
Ministri kërkon shkrirjen e zinxhirit drejtues të Policisë në Sarandë dhe ngritjen e një Task-Force
Vrau ish-partneren 25-vjeçare dhe plagosi veten për të sajuar një sulm
Delvina triumfon në Memaliaj, reagon pas humbjes në derbi
Vrasja në Sarandë, Policia: Po bëjmë kontrolle me dronë në Sarandë dhe Delvinë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.