Shërbimet e check-up dhe dializës do të ofrohen nga shteti, hiqet kufiri 70 vjeç

Shërbimet e check-up dhe dializës do të ofrohen nga shteti, hiqet kufiri 70 vjeç. Ngrihet Instituti Kombëtar i Tumoreve

Shërbimet e check-up-it dhe dializës do të kalojnë nga koncesionarët privatë në administrimin e shtetit, pas përfundimit të kontratave aktuale gjatë vjeshtës. Njoftimi u bë nga ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

 

 

Sipas ministres, kontrata për check-up-in përfundon në shtator, ndërsa ajo për shërbimin e dializës në nëntor. Pas këtyre afateve, të dyja shërbimet do të merren në administrim dhe do të ofrohen nga strukturat publike.

 

Check-up-i ofrohet prej vitit 2015 përmes kompanisë 3P Life Logistic, ndërsa shërbimi i dializës ofrohet aktualisht nga DiaVita. Me përfundimin e kontratave koncesionare, qeveria ka vendosur që këto shërbime të mos vazhdojnë më sipas të njëjtit model, por të kalojnë te shteti.

 

Një ndryshim tjetër prek grupmoshat që përfitojnë kontrollin shëndetësor falas. Nga shtatori do të hiqet kufiri maksimal i moshës prej 70 vjeç, duke bërë që check-up-i të ofrohet edhe për qytetarët mbi këtë moshë. Sipas njoftimit të qeverisë, përfitues do të jenë qytetarët mbi 35 vjeç, pa një kufi të sipërm moshor.

 

Shqipëria do të ketë Institutin Kombëtar të Tumoreve

 

Këshilli i Ministrave ka miratuar gjithashtu krijimin e Institutit Kombëtar të Tumoreve, i cili sipas ministres Sala do të organizohet duke marrë si referencë modelin e Institutit të Tumoreve të Milanos.

 

Instituti do të funksionojë në ambientet ku aktualisht ndodhet shërbimi i Onkologjisë në QSUT dhe aktiviteti i tij do të mbështetet në tre fusha kryesore: trajtimin klinik të pacientëve, mësimdhënien dhe kërkimin shkencor.

 

Në pjesën klinike parashikohet të përfshihen shërbimet e kirurgjisë së tumoreve, kimioterapisë dhe radioterapisë, ndërsa komponenti akademik do të lidhet me Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

 

Risia kryesore pritet të jetë ngritja e strukturës së posaçme për kërkimin shkencor në fushën e tumoreve. Sipas ministres, kjo do të krijojë mundësi për përfshirjen e pacientëve shqiptarë në studime klinike ndërkombëtare, akses në trajtime dhe barna inovative, si dhe aplikimin për financime europiane në fushën e onkologjisë. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

PD Sarandë mbledh Kryesinë për protestat në Tiranë, por hesht për problemet e qytetit të vet
Lexoni më shumë
Legalizimet e banesave: si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton ulje
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve
Lexoni më shumë
157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë
Lexoni më shumë
SPORT VISION ALBANIA kërkon Shitëse për dyqanin në Sarandë
Lexoni më shumë
Shitet apartament 1+1 i mobiluar në lagjen Kodër, Sarandë. Çmimi 135,000 euro
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.