Shembja e rrugës në Borsh, KLSH zbarkon në terren për kontrolle. Në “sitë” edhe kompania “Salillari”

13/01/2112:56

Shperndaje:


Pas ngritjes së grupit të kontrollit nga ana e KLSH për rrëshqitjen e rrugës në aksin nacional Llogara-Sarandë, ditën e sotme kanë mbërritur Audituesit e këtij institucioni në terren.
Përgjatë ditës së sotme, audituesit kanë parë në terren dëmet e shkaktuara si pasojë e rrëshqitjes së rrugës, duke kryer dhe raportin përkatës.
Aktualisht rruga kalohet me shumë vështirësi ndërsa pjesa ku ka rrëshqitur është mbuluar me qëllim që ujërat e shirave të mos të vijojnë të depërtojnë te pjesa e dëmtuar. Kontrolli i Lartë i Shtetit po shikon me imtësi të gjithë proçedurën që prej anës dokumentare për mirëmbajtjen e rrugës, që e ka në ngarkim “Salillari” sh.p.k dhe deri te ndërhyrjet fizike që janë kryer apo nuk janë kryer në të.

Dy inxhinierët auditues të Kontrollit të Lartë të Shtetit, janë pjesë e grupit që po kryen dhe verifikimin e dokumentacioneve për këtë projekt.

Rruga e shembur i përket zonës D, që i përket rajonit jugor-Vlorë-Gjirokastër, me gjatësi 350 kilometra, dhe me vlerë 13.7 milionë euro u shpall fitues një konsorcium i përbërë nga kompania Elicatechnical Commerce Societa dhe kompania “Salillari” sh.p.k.

Kujtojmë që rruga u rikonstruktua 1 vit më parë, dhe “Salillari” do ta mirëmbante.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

HUNDECOVA, misteri i pazbardhur i braktisjes së fshatit – VIDEO
Fermerët e Sarandës nën presion, kostot e larta dhe problemet me eksportin godasin prodhimin vendas
Roal Food kërkon Ekonomiste, Agjent Shitje dhe Punëtor magazine në Sarandë
RISTORANTE ITALIANO në Sarandë kërkon Kamarier/e dhe Punonjëse Pastrimi
Restorant LIMANI në Sarandë kërkon Kamarier Bari dhe Kamarier Restoranti
Saranda edhe këtë vit me mësim me dy turne, premtimi për Eko Kampusin mbetet në letër

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.