Shefi i rendit në Delvinë lë nam, godet me shkop vartësit

10/08/1815:18

Shperndaje:


Shefi i Rendit në Delvinë është filmuar në një situatë aspak të këndshme i veshur me uniformën e Policisë së Shtetit. Ai ndodhet bashkë me disa persona të tjerë dhe ndërsa mban një shkop në dorë po udhëheq valle tradicionale të zonës. Videoja , e cila disponohet edhe nga ABC Neës, shfaq në disa momente të siklitshme të gjithë efektivët.
Me një shkop druri në dorë ai udhëheq vallen tradicionale të zonës, bashkë me disa nga vartësit e tij. Ndoshta është një gëzim familjar ose shefi ndodhet jashtë orarit të punës, por për një drejtues policie është e papranueshme të ndodhet në një gjendje të tillë kur është i veshur me uniformen e Policisë së Shtetit “Policët që duam” duhet të jenë pa bark të fryrë. Shefi e plotëson këtë kriter. Por paska ca dëshira të tjera.
Folklori, vallja e me to bashkë edhe pak raki. Ja, ky qengj largohet nga valleja e ahengut të improvizuar. Me siguri do t’i bashkohet më vonë tryezës, por i shkuar në hell. Prandaj dhe shfaqet për disa sekonda e vetmja femër. Këto skena i kemi parë te filmi, “Përrallë nga e kaluara” bazuar në veprën e Çajupit.
Megjithëse një shekull më parë, tradita ruhet. I njëjti version i komedisë shfaqet edhe në ditët e sotme. Këtë herë, me njerëz realë dhe me drejtues të policisë vendore të Delvinës. Si punonjës policie do dhe rregull. Nuk i pëlqen dridhja e vitheve të kolegut, prandaj një përkëdhelje me shkop e bind se valleja do ecë sipas ritmit dhe zakonit.
Shefi i “detyron” nën kërcënimin e shkopit të gjithë vallëtarët të ulen përtokë. Njëri del nga rrjeshti dhe shkopi për këtë punë është. Por tani është tepër vonë, vallja ka kaluar në “Kala Dibrançe”. Fundja pse jo?! Edhe ajo e traditës është. abcnews

 

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Parlamenti bëhet bunker anti-SPAK për Belindën. Berisha: Do protestojmë përsëri pas 10 ditësh
Hotel JoAn kërkon Recepsioniste, Sanitare, Punonjëse kreperie dhe Punonjëse për zyrë këmbimi valutor
Banorët e Berdeneshit kanë 1 muaj pa ujë, por kanë frikë të flasin publikisht
ATTIKO Restaurant & Sushi në Sarandë kërkon Kuzhiniere me eksperiencë
Digjet gjatë natës një shtëpi. Policia: Zjarri si pasojë e shkëndijës elektrike
Vasil Llajo takim në ASHK Sarandë për problematikat e zonës së Sarandës dhe Finiqit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.