Shefat e policisë do të japin llogari përpara popullit

25/12/1716:33

Shperndaje:


Shefat dhe drejtorët e Policisë do të japin llogari para qytetarëve për sa i përket situatës së kriminalitetit në çdo zonë.
Ministria e Brendshme u ka dhënë urdhër shefave të komisariateve që çdo 1 muaj të zhvillojnë takime me qytetarët për të diskutuar për situatën e kriminalitetit dhe problemet që kanë banorët.
Takimet do të zhvillohen në lagje ose në salla të mbyllura, ku qytetarët do ftohen të marrin pjesë. Edhe drejtorët e Policisë në qarqe do të japin shpjegime 1 herë në 6 muaj. Drejtorët do të zhvillojnë takime me qytetarët në kinema ose salla të mëdha.

Shefat e komisariateve dhe drejtorët do ti përgjigjen pyetjeve të qytetarëve, por edhe do të tregojnë para tyre për situatën e kriminalitetit.
Drejtorët dhe shefat e policisë do të raportojnë për veprat penale dhe do tregojnë me emra cilët janë grupet kriminale në qytet dhe çfarë është bërë për ndalimin e këtyre grupeve.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Organizatorët e protestës në Tiranë: Të dielën na kanë ftuar për të shembur portën në plazhin e Kakomesë
Hotel ArtNest në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare
Rezoluta e PE: Shfuqizoni ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe të rishikoni Investimet Strategjike
Pse narrativa se protestat dëmtojnë turizmin nuk qëndron – Nga Auron Tare
Hotel IMPERIO në Sarandë kërkon të punësojë Staf
La Mar Restaurant në shëtitore kërkon Ndihmës Kamarier, Host dhe Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.