Sfidon Koço Kokëdhima: Ja projekti i ri

21/08/1619:28

Shperndaje:


edi-rama-koco-kokedhimaIsh-deputeti i Sarandës Koço Kokëdhima nuk dorëzohet nga ajo çka i bënë miqtë dhe kolegët e tij. Ish-deputeti Kokëdhima nuk tërhiqet kollaj nga lufta politike. Pabesitë e familjes së tij socialiste ai i sfidon hapur: Do rikandidoj! Koço Kokëdhima synon që të rikthehet në politikë duke nisur nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare që vijnë pas disa muajsh.
Kokëdhima shprehet publikisht se do të rikandidojë për deputet në 2017 që të jetë sërish në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo është një sfidë e hapur që i bën Kryeministrit Edi Rama, duke pasur parasysh faktin se pas heqjes së mandatit të tij nga Gjykata Kushtetuese, marrëdhëniet mes të dyve janë ftohur. Bile ka muaj që nuk flasin.
“Do ta fuqizoj aktivitetin tim në politikë. Do të jem prezent në politikë dhe pa dyshim që do të rikandidoj për deputet”, është shprehur ish-deputeti.
Mbetet për t’u parë se si do t’ia arrijë Kokëdhima që të rikandidojë për deputet, meqënëse listat bëhen nga kryetari i partisë, Edi Rama.
Por në të gjitha rastet Kokëdhima do të jetë surpriza e zgjedhjeve të ardhshme. Ndonëse Edi Rama do të detyrohet t’i kërkoj falje, pasi Koço i prish punë Ramës nëse kandidon pa siglën e PS-së. Kokëdhima ka influencë në rrethet Vlorë, Sarandë, Delvinë, Gjirokastër dhe pa harruar Fier. Ai edhe sikur të kandidojë me sigël të partie të veten apo tjetër përsëri ai merr diku tek 5 deputetë ose edhe me shumë- thonë në selinë rozë. Ndaj Edi Rama e ka shumë frikë Koçon. Bile me shumë se Ben Blushin.
Kokëdhima mbetet një “minierë florori” për publikun nëse fillon e flet se ç’di për Edi Ramën. Këtë frikë ka kryeministri nga Kokëdhima.
Ish-deputeti ka një perandori biznesi që prej viteve të para të pluralizmit dhe një media konkurente. PD-ja disa herë e ka akuzuar për shkelje ligjore dhe shpërdorim të njohjeve të tija me ish-kryebashkiakun Rama. Por e fundit që e dërmoi Kokëdhimën për pak javë ishte pabesia që i bëri kupola rozë, e cila për hir të disa interesave të momentin e hodhi në “oborrin” e Gjykatës Kushtetuese. Nuk tha asnjë fjalë në mbrojtje të tij, bile çështjen e nisën urgjent nga parlamenti për në Kushtetuese, duke i hequr mandatin e deputetit. PD-ja ishte në sinkron me një pjesë të PS-së ndaj nxitoi ta kërkonte kalimin e mandatit të tij në Gjykatë. Edhe Rama e la në baltë, pasi lobi antiKoço në PS u rrit. Kokëdhima kërkoi ndryshimin e funksionimit të bazës së PS-së, e cila sipas tij ishte atrofizuar në 25 vite.
Ish-deputeti u kthye në “supërdeputet” dhe “kryeministër të Jugut”, siç e quanin mediat dhe solli reagimin e strukturave të vjetra në PS. Edhe Edi Rama e lëshoi duke bërë një kompromis me një ambasador të huaj. Ndërkohë Kokëdhima filloi të mbledhë veten pas goditjes politike të orkestruar në PD e PS, të cilët menduan se ia ndërprenë karrierën politike me dorën e Kushtetueses.
Por ka javë që Kokëdhima është hedhur në sulm aktiv dhe derisa pardje deklaroi nga zona e Jugut, diku afër vilës ku pushonte kryeministri Rama se “ do të kthehej në parlament”.
Po si ? Me Edi Ramën? Apo kundër tij ?
Por ai e hodhi sfidën për PS-në: Do të rikthehem deputet !

Botuar në Koha Jonë

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Edhe rruga pas Maternitetit deri te kryqëzimi me Onhezmi do të shtrohet me mozaik
Avokati denoncon shefin e IMT Sarandë për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar – VIDEO
Akuzohen se shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona
Komisariatet e Policisë Sarandë dhe Delvinë me drejtues të rinj – EMRAT
ROSSMANN & LALA po kërkon një Punonjëse Dyqani – KASIERE
Zgjatimi i shëtitores së Sarandës deri tek kanali i Çukës premtim i pambajtur

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.