Sekuestrohet prona 500.000 m2 në Ksamil e “Ministrit të Mbrojtjes së Çamërisë”

10/12/1617:48

Shperndaje:


Prokuroria e Vlorës ka vendosur nën sekuestron rreth 500 mijë metra katrorë tokë kullotë në Ksamil, Sarandë, e dyshuar se është përfituar nëpërmjet dokumentave të fallsifikuar nga trashëgimtarët e ish-pronarit Resul Piro.
Prokuroria e Vlorës nisi hetimin, në bazë të materialit të referuar nga ana e Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme, Prokuroria ka krijuar dyshime të arsyeshme se kjo sipërfaqe tokë pranë bregut është përfituar, duke fallsifikuar dokumentat e pronësisë, si edhe duke fallsifikuar një vendim gjykate të vitit 1996. Në bazë të të dhënave të siguruara nga hetimi, Prokuroria e Vlorës paraqiti kërkesën për sekuestron të këtij trualli, kërkesë e cila u pranua.
Nga veprimet e deritanishme hetimore të Prokurorisë Vlorë, rezulton se:
Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Vlorë, ka vendosur në vitin 2007 të njohë si pronarë të kësaj sipërfaqe trashëgimtarët e ish-pronarit Resul Piro. Ky vendim është kundërshtuar në gjykatë nga ana e Zyrës së Hipotekës së Sarandës, e cila nuk ka pranuar të regjistrojë këtë pronë në emër të përfituesve sipas listës së AKKP-së, Vlorë. Por gjykata e Vlorës, në vitin 2008, ka urdhëruar Hipotekën e Sarandës të regjistrojë tokën kullotë në emër të trashëgimtarëve. Gjykata e Sarandës, në vitin 2008, është bazuar në vendimmarrjen e saj në një tjetër vendim të po kësaj gjykate, të vitit 1996, ku familjarët Piro ishin njohur si pronarë të asaj toke. Pasi e regjistruan tokën në Hipotekë, në vitin 2008, pronarët e rinj nisën të shisnin një pjesë të saj tek persona të tretë.
Në vitin 2015, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Tiranë kishte konstatuar parregullsi në dosjen e kthimit të kësaj pasurie dhe dorëzoi një kallëzim penal në Prokurorinë e Vlorës.
Nga veprimet hetimore të kryera, Prokuroria e Vlorës ka krijuar dyshime të arsyeshme se, për përfitimin e kësaj prone, janë përdorur dokumenta të fallsifikuara.
Në dosjen e aplikimit tek Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Vlorë, Prokuroria evidentoi se gjendej një vërtetim i Hipotekës së Sarandës së vitit 1995, jo origjinal (fotokopje e njehsuar me origjinalin), në bazë të të cilit vërtetohet fakti se kjo pronë figuron e regjistruar në emër të shtetasit Resul Piro.
Gjithashtu, në dosjen e aplikimit gjendet edhe një vendim i Gjykatës së Sarandës, të vitit 1996, në bazë të të cilit, njihej si pronar Resul Piro.
Por, nga hetimi i kryer nga Prokuroria e Vlorës rezulton se, të paktën vendimi i gjykatës, është tërësisht i fallsifikuar. Nga ana e Prokurorisë u kryer ekspertimi grafik mbi firmat e gjyqtarëve dhe sekretarëve që ishin shënuar si të pranishëm në seancën për njohjen e pronës familjarëve Piro. Ekspertimi grafik u krye tek firmat e të të njëjtit gjyqtar dhe sekretarë në vendime të ndryshme të asaj kohe. Kjo, për faktin se dosja origjinale që pretendohej se ekzistonte në gjykatën e Sarandës, nuk u gjet. Në bazë të ekspertizës grafike, rezultoi se vendimi i gjykatës i vitit 1996 është tërësisht i fallsifikuar. Duke qenë se ky vendim gjykate ka shërbyer për veprimet e mëtejshme për njohjen, regjistrimin dhe tjetërsimin e pronës nga ana e familjarëve Piro, Prokuroria e Vlorës sekuestroi e të gjithë sipërfaqes së saj, e cila është rreth 500 hektarë.
Resul Piro prej gati një muaji është shpallur si Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Çamërisë, shpallje e cila u bë në Hagë të Hollandës.
resul-piro

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Të premten ora 09:30 zhvillohet beteja ligjore për Eco Kampusin në Gjykatën Administrative
Erdeti Boutique Hotel kerkon të punësojë Sanitare me eksperiencë
Pegasus Beach Bar kërkon Kamarier restoranti. Ofrohet akomodim dhe ushqim
BOE Luxury Hotel kërkon Recepsionist Turni 3, Kamarier/e – Banakier/e dhe Sanitare
Hotel Panorama në Ksamil kërkon Kuzhinier për mëngjeset
Skënder Hita takim në Policinë e Sarandës: Denonconi çdo kërcënim apo presion që ju bëjnë bandat

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.