Së shpejti në Sarandë Panairi i 11-të i Suvenireve Turistike me qasje Mjedisore

06/08/2313:45

Shperndaje:

Së shpejti, në Sarandë do të çel siparin Panairi i 11-të Mbarëkombëtar i Suvenireve Turistike me qasje Mjedisore, “SARANDA 2023”.

Eventi si do vit organizohet nga Qendra Agjencia AJMMI me mbështetjen e përhershme të Bashkisë Sarandë, nën kujdesin e Kryebashkiakut Oltion Çaçi.

Sipas organizatorëve dhe burimeve të Drejtorisë së Turizmit në Bashkinë e Sarandës, qëllimi i këtij eventi të përvitshëm është promovimi dhe nxitja e traditës mbarëshqiptare të artizanatit kombëtar shekullor, duke i dhënë Sarandës dimensionin e qytetit të panaireve ku shpalosen vlera të traditës shqiptare me një gjeografi mbarëkombëtare, me artizanë që mbërrijnë këtu nga Shkodra e Prizreni, Prishtina e Berati, Gjirokastra, Mitrovica, Saranda, Kruja, Korça, etj.,

President i këtij Panairi mbarëkombëtar është Kryebashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi. Sipas burimeve të AJMMI-t në këtë Panair kanë konfirmuar pjesëmarrjen mbi 100 artizanë.

Supas traditës mbi 10 vjeçare, gjatë këtij eventi të brendit”Saranda”, përveçse çertifikimit të pjesëmarrjes jepen edhe çmime gjatë ceremonisë së veçantë.

Një vend të rëndësishëm në këtë event kulturor tradicional do të zënë edhe grupi i artizanëve nga Saranda dhe rajonbi i saj ku spikatin punimet origjinale relizuar në material druri, guacke, mozaiku, gëdhdëndjes së gurit, punimit të dorës me qëndisje, etj,.

Panairi i 11-të Mbarëkombëtar i Suvenireve Turistike me qasje Mjedisore, “SARANDA 2023” krahas shumë veprimtarive të tjera kulturore e artistike të realizuara deri tani; është edhe një nga atraksionet kryesore turistike që Bashkia e Sarandës i ofron publikut, turistëve shqiptarë dhe të huaj, gjatë muajit gusht ku po shënohet numri më i lartë i turistëve që është shënuar ndonjëherë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Gas Group në Berdenesh kërkon të punësojë Banakier/e dhe Pastrues
Operacioni “Vjeshta” në Sarandë, 20 të ndaluar për drogë dhe armë – VIDEO
U zhvillua në Sarandë Maratona e Notit “Idriz Muço” – VIDEO e aktivitetit
Digjen nga zjarri katër kjoska në Syrin e Kaltër, ende të paqarta shkaqet
Uma Restaurant në Ksamil kërkon staf. Ofrohet Akomodimi dhe ushqimi
Hotel VISAD në Sarandë kërkon Sanitare për punësim vjetor

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.