Sarandë: Opozita shpallet në kërkim popullor

08/11/1717:39

Shperndaje:


Qe prej mbylljes se fushates elektorale te zgjedhjeve te 25 qershorit, ku drejtuesit e opozites ne Sarande prisnin te zinin karrige deputeti dhe te vinin ne pushtet, opozita ne Sarande ka pushuar se ekzistuari.
Fillimisht u mendua se heshtja e opozites vinte nga shoku i pesuar pas humbjes katastrofike ne zgjedhje.
Me pas, kur Saranda vuante mungese te ujit dhe permbytje me ujra te zeza, heshtja e opozites u mendua se vinte nga  sezoni i pushimeve dhe sigurisht opozitaret kishin me shume se kushdo tjeter nevoje per pushime, pasi 4 vjet pushime sigurisht qe te lodhin.
Vera kaloi dhe opozita ende nuk duket asgjekund, pavaresisht se qytetaret kane nevoje per mbeshtetjen e saj kurdohere qe perballen me arrogancen e pushtetit.
Edhe fshataret kane nevoje per mbeshtetjen e opozites sidomos tani qe matesi i ujit do t’ju shkoje te pusi.
Biznesi gjithashtu ka nevoje per mbeshtetjen e opozites keto dite kur ambientet e biznesit permbyten me ujra te zeza dhe kur bizneset bien cdo nate pre e hajduteve.
Edhe militantet e opozites kane nevoje te shikojne ndonje postim te faqja e opozites, pasi kjo heshtje po i fut ne dilema te thella.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Tragjedi në Greqi/ Përplasen dy helikopterë zjarrfikës gjatë betejës me flakët, dy të vdekur
Policia: Hyri me gomone mes pushuesve në Ksamil, gjobë 500 mijë lekë dhe bllokim të mjetit
Rama: Turp që djegin teserat e PS! Për ndarjen e bashkive jemi ende në diskutime
“Spartaku në Urën e Kardhiqit” – Shkëlqim Hajno sjell librin e tij më të ri
Nga sot ndalohen ndërtimet në zonat turistike, pezullimi deri më 15 shtator
Avokati kundërshton deklaratën e Policisë: K.J. nuk ka lidhje me ngjarjen, është arrestuar pa prova

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.