Sarandë, konfiskohen pasuri me vlerë 15 milionë euro, u përfituan me dokumenta false

13/02/2512:41

Shperndaje:

Sarandë, konfiskohen pasuri me vlerë 15 milionë euro, u përfituan me dokumenta false

 

7 sipërfaqe të mëdha toke buzë detit janë konfiskuar pas hetimeve të Prokurorisë së Sarandës dhe kanë kaluar në favor të shtetit me vendim gjykate.

 

Bëhet fjalë për një nga dosjet me të bujshme të viteve të fundit, të hetuar nga Drejtuesi i Prokurorisë Sarandë, Kledian Llaho. Në 1 qershor 2022, Llaho kërkoi arrestimin e 10 shtetasve të dyshuar për “falsifikim dokumentash”, “pastrim i produkteve të veprës penale” dhe “shpërdorim detyre”. Qytetarë e zyrtarë u akuzuan për tjetërsimin përmes dokumentave false të mbi 10 mijë m2 truall buzë detit, të cilat më pas u pajisën me certifikata pronësie. Bashkë me urdhër-arrestet të miratuara nga Gjykata, Prokuroria kërkoi edhe sekuestrimin e këtyre trojeve.

 

Sarandë, konfiskohen pasuri me vlerë 15 milionë euro, u përfituan me dokumenta false

 

Pas hetimeve intensive, dosja shkoi në Gjykatë për një pjesë të të pandehurve, të cilët kërkuan gjykim të shkurtuar, ndërkohë që vijojnë hetimet dhe gjykimi për një pjesë të të dyshuarve dhe një pjesë të sipërfaqes prej 10 mijë m2.

 

Në seancën përfundimtare për 5 prej të pandehurve, Prokurori Kledian Llaho kërkoi shpalljen fajtor të tyre dhe dënimin, si dhe konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të 7 trojeve buzë detit me sipërfaqe totale 6640 m2, me vlerë tregu rreth 15 milionë euro. Në përfundim, Gjyqtari Alban Vecani ka vendosur dënimin për falsifikim dokumentash të të pandehurve F. M, V. Ll, A. C dhe dënimin e tyre pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar me 1 deri 1 vit e 2 muaj burgim, të pandehurit B. M me 2 vjet burgim me kusht 4 vjet, si dhe për “shpërdorim detyre” dënimin e të pandehurit A. A me 2 vjet burgim. Gjithashtu është vendosur konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit i sipërfaqes 6640 m2.

 

Nga ana tjetër, vazhdon të mbetet nën sekuestro edhe sipërfaqja e mbetur nga totali 10 mijë m2, si dhe hetimi apo gjykimi për të dyshuarit e tjerë.

 

Në 3 vitet e fundit, Prokuroria e Sarandës e përfaqësuar nga Kledian Llaho, ka kërkuar sekuestrimin e rreth 15 mijë m2 truall buzë detit në Sarandë e Ksamil, të dyshuara si të përfituara me dokumenta të falsifikuara.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rama: Nuk ka rënë euro, është forcuar leku. Ky është një sukses i ekonomisë shqiptare
Oficeri i Policisë në Sarandë bie pre e fyerjeve dhe dhunës në rrugë
Booking dhe Airbnb nën lupën e Tatimeve – Qeveria kërkon raportim të detyrueshëm për të ardhurat
Sekuestrohen 4 pistoleta në tunelin e Skërficës, armët po transportoheshin drejt Sarandës
Pas investimit në Ksamil, biznesmeni shqiptar blen një resort në ishullin e Korfuzit
Vala e të nxehtit arrin kulmin në fundjavë, deri në 40°C në Shqipëri. Parashikimi për në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.