Sarandë: Këtë vit më pak burra të denoncuar për dhunë në familje

Dhuna ndaj gruas është një fenomen i rrezikshëm me të cilën përballet shoqëria ditët e sotme, ajo është cënim fizik, moral dhe psikologjik.

Dhuna prek cdo grua te moshës 25 – 40 vjece dhe shkaqet kryesore që i cojnë gratë në dhunë janë: kriza ekonomike, alkoli dhe substancat narkotike.

Entela Gjoni, drejtuese e shoqatës Jona shprehet se në qytetin tonë ka 57 raste të grave të dhunuara me urdhër mbrojtje. Gjithashtu ajo shprehet se gjatë ketyre 2 viteve të fundit ka 20% më pak raste të dhunës.

Shumica e grave e justifikojnë dhunën dhe heshtin nga mentaliteti që kanë në familje, pasiguria dhe frika që kanë për të jetuar të ardhmen.

Shoqata Jona në bashkëpunim me “AWEN”, Rrjetit dhe Fuqizimit të Gruas në Shqipëri dhe Qeverinë Suedeze, u vijnë në ndihmë grave të dhunuara duke ofruar mbështetje psiko-sociale me seanca në mënyrë të vazhdueshme dhe referim për rastet që kërkojnë ndërhyrje të institucioneve të bashkëpunimit.
Në varësi me nevojat që kanë dal gjatë vitit të mëparshëm, Shoqata Jona së bashku me Zyrën e Punës ofrojnë trajnime për gratë dhe vajzat për punësimin e tyre me qëllim fuqizimin ekonomik.

Dhuna nuk justifikohet por reagohet dhe nuk fshihet. Një grua duhet të kërkoj të drejtën e saj dhe mos të jetë duke pritur të rregullohet situata nga të tjerët, thotë Entela Gjoni.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Tarifat e ujit në Sarandë dhe Ksamil drejt ndryshimit, qytetarët furnizohen vetëm 2–5 orë në ditë
Lexoni më shumë
Vrasja e Rexhep Ismailit në Gjashtë të Sarandës, kapen në Greqi dy të kërkuarit
Lexoni më shumë
Pronat në Volloder: Të djathtët bllokuan mbledhjen, Bashkia Sarandë rikthen për votim projektvendimin
Lexoni më shumë
Aksident në Sarandë, përplasen dy automjete, njëri përmbyset në rrugë
Lexoni më shumë
Protestat japin efektet e para: qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë në 6% 
Lexoni më shumë
Nga mobilizimi qytetar te zhvillimi: çfarë mund të mësojë Butrinti nga zonat e mbrojtura në Slloveni dhe Itali
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.