Sarandë: I vihet flaka vilës së biznesmenit

28/03/1919:19

Shperndaje:


Një vile 3-katëshe në Cukë të Sarandës i është vënë flaka duke e shkrumbuar pothuajse të gjithën.
Pronari i vilës së bashku me familjarët e tij natën e ngjarjes nuk kanë qenë në shtëpi por janë njoftuar nga fqinjët në momentet kur shtëpia e tyre kishte marrë flakë.
Ndërhyrja e zjarrfikseve ka bërë të mundur të izolohet nga flakët vetëm njëra prej dhomave të katit të tretë. Pronari i vilës dyshon për një zjarrvënie të qëllimshme, pasi në katet e vilës ka patur shenja të thyerjes së dritareve, nga ku dyshon se autorët e kësaj ngjarjeje kanë hyrë brenda ambjenteve të vilës.
Sipas tij, në shtëpi nuk ka patur shenja se autorët kanë tentuar të vjedhin apo kërkojnë sende me vlerë, pasi në dhomën e cila i shpëtoi djegies nuk ka patur asnjë send të lëvizur.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Të shtënat me armë pas konfliktit mes të rinjve, 4 persona të shoqëruar dhe 2 në kërkim
Bashkia Sarandë tender 470 milionë lekë për zyra dhe magazinë të Ndërmarrjes së Shërbimeve në Volloder
Emërohet drejtuesi i ri politik i PD për Qarkun Vlorë
Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë Sarandë
Pas publikimit në Saranda Web, zgjidhet brenda pak orësh problemi i ujit në Berdenesh
Sherr për depozitën e ujit në taracën e pallatit, arrestohet dhe i kapet pistoleta me mulli

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.