Sarandë: Dhunë mbi burra, dhunë mbi gra, ja raportimet më të fundit nga policia

10/04/1616:15

Shperndaje:


saranda web logoSarandë: Dhunë mbi burra, dhunë mbi gra, ja raportimet më të fundit nga policia
Më datë 08.04.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin O.Ç., vjeç 34, banues në fshatin Dërmish, pasi dyshohet se më datë 07.04.2016, në këtë fshat, ka goditur me grusht, bashkëfshatarin, shtetasin L.K., vjeç 53.
Më datë 08.04.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasen S.F., vjeç 26, banuese në fshatin Berdenesh, pasi dyshohet se më datë 07.04.2016, rreth orës 12:30, në fshatin Çukë, ka goditur me grusht E.K, vjeç 10, banuese në Berdenesh.
Më datë 08.04.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi F.H., vjeç 49, banues në fshatin Shalës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes B.H., vjeç 50.
Më datë 08.04.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasit M.B. e M.M., vjeç 43 e 67, banues në fshatin Ksamil, pasi dyshohet se më datë 07.04.2016, rreth orës 10:00, në Ksamil, M.B., ka goditur me sende të forta shtetasen E.M., vjeç 73, banuese në Ksamil, dhe M.M. ka goditur me sende të forta M.B..
Më datë 08.04.2016, gjatë natës, në lagjen Nr. 1, është vjedhur banesa e shtetasit A.Z., vjeç 54, ku kanë marrë 15.000 lekë dhe 1 celular. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Denoncim nga një shtetase amerikane: Po kërcënohem nga një bashkëkombës që jeton në Sarandë
Kompania Gjoni kërkon të punësojë Punonjës / Shofer
CIAO Bar Restaurant në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026 – Ofrohet akomodim
Onhezmus 1 Boat Tours kërkon të punësojë staf për sezonin
MARKATO JURI në Sarandë kërkon Menaxher/e dhe Krepier/e
Big Market Sarandë kërkon të punësojë specialist fast food-i

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.