Sarandë, biznesi reagon i revoltuar: Bëni mëshirë për këtë qytet, po e shkatërroni!

Situata kaotike në Sarandë nuk ka të ndalur, ndërsa punimet ndërtimore vazhdojnë pavarësisht se jemi në mes të sezonit turistik. Kjo gjendje ka shkaktuar një pakënaqësi të madhe ndër radhët e biznesit lokal, të cilët shprehen të revoltuar dhe të pafuqishëm përballë kësaj situate.

Bizneset, të cilat mbështeten fuqishëm në turizëm për të ardhurat e tyre vjetore, po përballen me sfida të mëdha. Zhurmat e pandërprera, pluhuri dhe pengesat në rrugë kanë bërë që turistët të shmangin disa nga zonat më të frekuentuara të qytetit. Për më tepër, disa prej tyre kanë zgjedhur të largohen më herët nga qyteti, duke sjellë humbje të mëdha financiare për hotelierët dhe restorantet.

 

 

“Është e pamundur të zhvillosh një biznes në këto kushte,” thotë një pronar restoranti. “Ne jemi në kulmin e sezonit turistik, dhe në vend që të përfitojmë nga fluksi i turistëve, po përballemi me një situatë që vetëm sa na largon klientët. Bëni mëshirë për këtë qytet, po e shkatërroni!”

Reagimet e revoltuara të biznesit lokal vijnë pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe durimi, por situata duket se vetëm sa po përkeqësohet. Ata kërkojnë që të paktën gjatë sezonit turistik, punimet të pezullohen, në mënyrë që turistët të kenë mundësi të shijojnë bukuritë natyrore dhe shërbimet e ofruara nga qyteti.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Qeveria kundërshton shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura
Lexoni më shumë
Pragu i TVSH zbret në 5 milionë lekë: Mijëra fermerë rrezikojnë të humbasin kompensimin 10%
Lexoni më shumë
Nga 1 janari 2027 ulen tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit për tri kategori
Lexoni më shumë
Aksident tragjik: humb jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë Ermal Lula
Lexoni më shumë
Tuneli i Llogarasë 82 milionë euro dëm shtetit. SPAK: Belinda Balluku orientoi tenderin
Lexoni më shumë
Ambasadori amerikan Eric Wendt vizitë në Sarandë dhe qytetin antik të Butrintit
Lexoni më shumë