Sarandë : Avokatët bojkotojnë proçeset gjyqësore

08/02/1615:28

Shperndaje:



27 Avokatë në sarandë kanë bojkotuar të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore, përveç masat e sigurimit.

Still0208_00000Avokati Tartar Bazaj sqaron se vendimi i këshillit të ministrave për përcaktimin e sigurimeve dhe pensioneve bie ndesh me kushtetutën dhe liritë e të drejtat theleore të njeriut”. Avokati Bazaj sqaron se “përsa u përket masave të sigurimit personal, arresteve, kto nuk do të bojkotohen, sepse nëqoftëse do të ndodh kjo, atëherë vihet në diskutim siguria kombëtare”

Still0208_00002Avokati Ilir Nikolla thotë se ” të gjithë avokatët, të paktën Dhoma e Avokatisë Sarandë nuk merr pjesë sot në asnjë proces gjyqësor, përvec masave të sigurisë personale, kjo me arsyen e vetme që ka të bëjë me 4-fishimin e profesioneve të lira apo  të detyrimit që lindin nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, kjo është e papranueshme të 4- fishosh ose të bësh 400% një sigurim shëndetësor i cili diktohet nga qeveria “.

Vendimi u mor më 2 shkurt 2016 nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Sipas tyre dita e bojkotit ishte vetëm fillimi i një procesi që do të zgjatet në varësi të reflektimit që ata kërkojnë nga shteti sa i takon ndryshimeve të ligjit “Për përcaktimin e pagës mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për personat e regjistruar si të vetpunësuar të cilët kryejnë veprimtari ekonomike profesionale dhe punonjësit e papaguar të familjes që punojnë e bashkëjetojnë me të”


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

The Queen’s Lion Premium Hotel në Sarandë kërkon staf sezonal ose vjetor
“Na rrëmbyet pronën” – Të rinjtë çohen në protestë kundër bllokimit të monopatinave
1 në pranga, 2 në ndjekje penale dhe 1 në kërkim nga Policia e Sarandës
Rikthimi i Teatrit në Shkollë – Një Thirrje për Bashkinë, Zyrën Arsimore dhe Gjimnazin “Hasan Tahsini” në Sarandë
Arja’s Fish Restorant kërkon Kuzhinier, Kasiere dhe Pjatalarëse për sezonin veror
SEAS Distribution kërkon Agjent Shitjesh për zonën Tepelenë – Gjirokastër – Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.