“Na rrëmbyet pronën” – Të rinjtë çohen në protestë kundër bllokimit të monopatinave

“Na rrëmbyet pronën” – Të rinjtë çohen në protestë kundër bllokimit të monopatinave

 

Një grup të rinjsh dhe qytetarësh u mblodhën këtë të mërkurë përpara Ministrisë së Brendshme, duke kundërshtuar vendimin për bllokimin e monopatinave dhe skuterave elektrikë. Me pankarta në duar dhe thirrje drejtuar institucioneve, protestuesit e cilësojnë masën si të padrejtë dhe me pasoja financiare për ta.

 

 

Në pankartat e ngritura lexohej: “Zonja ministre, ke futur duart në xhepin tim”, “Na gënjyet, na rrëmbyet pronën” dhe “Investimi iku, do mbajë kush përgjegjësi për paratë tona”. Sipas tyre, shumë të rinj kanë investuar kursimet në blerjen e monopatinave, të cilat i përdorin si mjet transporti ditor apo edhe për të siguruar të ardhura.

 

Vendimi për bllokimin e përkohshëm të monopatinave është marrë nga Ministria e Brendshme më 13 tetor 2025. Sipas ministres Albana Koçiu, masa u ndërmor për arsye sigurie, pas shqetësimeve të ngritura mbi rrezikun që paraqet lëvizja e pakontrolluar e monopatinave në rrugë dhe trotuare.

 

Në njoftimin zyrtar thuhej se bllokimi do të ishte i përkohshëm, me afat njëmujor, periudhë gjatë së cilës do të hartoheshin rregulla të reja për qarkullimin e tyre. Megjithatë, protestuesit shprehen se mungesa e qartësisë për zbatimin e rregullave dhe pasiguria për të ardhmen e investimeve të tyre ka nxitur reagimin publik.

 

Disa prej të rinjve deklaruan se nuk janë kundër rregullave, por kërkojnë standarde të qarta dhe të drejta, jo ndalim të menjëhershëm. “Duam rregullim, jo ndalim. Jemi gati të respektojmë çdo kriter sigurie,” u shpreh një nga organizatorët e protestës.

 

Deri në këto momente, nuk ka një reagim të ri nga Ministria e Brendshme lidhur me protestën, ndërsa mbetet për t’u parë nëse afati njëmujor do të pasohet me një kuadër të ri ligjor që do të lejojë rikthimin e monopatinave në qarkullim nën rregulla të përcaktuara.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë
540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë
Lexoni më shumë
Telefonata dhe internet në vendet e BE si në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja e roaming
Lexoni më shumë
Kadastra ndryshon procedurën për shërbimet e shpejta – Si të aplikoni dhe sa duhet të paguani
Lexoni më shumë