Reklamë I Love Orange

Ndahet nga jeta Musa Musai, ekonomisti dhe intelektuali i respektuar nga Ninati

Ndahet nga jeta Musa Musai, ekonomisti dhe intelektuali i respektuar nga Ninati 

Me hidhërim është mësuar lajmi i ndarjes nga jeta të Musa Musai, një prej figurave më të respektuara të krahinës së Konispolit, i njohur për profesionalizmin, ndershmërinë dhe kontributin e tij në zhvillimin ekonomik e shoqëror të zonës.

 

Ndahet nga jeta Musa Musai, ekonomisti dhe intelektuali i respektuar nga Ninati

 

Musa Musai lindi më 30 maj 1935 në Ninat. Arsimin 7-vjeçar e kreu në vendlindje, ndërsa më pas vazhdoi studimet në shkollën e njohur “Skënderbej” në Tiranë. Më tej u specializua në fushën e kontabilitetit, profesion të cilit iu përkushtua me seriozitet gjatë gjithë jetës së tij.

 

Pas përfundimit të studimeve, ai u rikthye në zonën e Konispolit, ku punoi si kontabilist në kooperativën bujqësore. Gjatë viteve të punës u dallua si një njeri me karakter të fortë, integritet të lartë dhe ndershmëri të pakompromis, duke fituar respektin e kolegëve dhe të komunitetit.

 

Në vitin 1984 u transferua në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku vazhdoi aktivitetin e tij profesional si ekonomist, duke lënë gjurmë të rëndësishme në fushën e tij dhe duke u vlerësuar si një specialist i përkushtuar dhe i aftë.

 

Megjithëse jetoi dhe punoi larg vendlindjes, Musa Musa nuk e harroi asnjëherë Ninatin. Dashurinë për fshatin ku lindi e shprehu edhe përmes veprimtarisë së tij letrare, duke botuar në Çikago dy libra me titullin “Ninati, Vendlindja Ime”, një dëshmi e lidhjes së fortë shpirtërore që ruajti gjatë gjithë jetës me rrënjët dhe historinë e vendit të tij.

 

Familjarët bëjnë me dije se ceremonia mortore dhe përcjellja për në banesën e fundit do të zhvillohet nesër, në orën 10:00, në Volloder.

Ndarja e tij nga jeta lë një boshllëk të madh te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën nga afër. Kujtimi i Musa Musai do të mbetet i gjallë përmes veprës, vlerave dhe kontributit që ai i dha komunitetit.

 

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij. 🕊️

 

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Shpërthim në lokalin e shqiptarit në Athinë, policia kërkon 2 persona. Kryebashkiaku: Larje hesapesh

Shpërthim në lokalin e shqiptarit në Athinë, policia kërkon 2 persona. Kryebashkiaku: Larje hesapesh

24 Nëntor 2026 10:24
MEGA nis përgatitjet për zgjedhjet vendore, Lefter Nika: Synojmë bashkimin e minoritetit grek

MEGA nis përgatitjet për zgjedhjet vendore, Lefter Nika: Synojmë bashkimin e minoritetit grek

23 Nëntor 2026 20:29
Qytetarja nga Saranda thirrje Olti Çaçit: Nuk e kam shtëpinë kasolle për qentë e rrugës

Qytetarja nga Saranda thirrje Olti Çaçit: Nuk e kam shtëpinë kasolle për qentë e rrugës

23 Nëntor 2026 18:21
Fillojnë transfertat e menjëhershme mes bankave. Deri në 40 mijë lekë pa komision

Fillojnë transfertat e menjëhershme mes bankave. Deri në 40 mijë lekë pa komision

23 Nëntor 2026 17:52
Vritet Sel Çami pranë banesës në Fier, plagoset nipi. Policia bastis shtëpinë e Ben Qimes

Vritet Sel Çami pranë banesës në Fier, plagoset nipi. Policia bastis shtëpinë e Ben Qimes

23 Nëntor 2026 13:08
Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

22 Nëntor 2026 15:44