Ministrja e Brendshme: Monopatinat do të lejohen sërish, por me rregullore dhe masa sigurie

Ministrja e Brendshme: Monopatinat do të lejohen sërish, por me rregullore dhe masa sigurie

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka deklaruar se monopatinat elektrike do të lejohen përsëri në qarkullim, por vetëm pasi të përgatitet një rregullore e posaçme që garanton sigurinë e përdoruesve dhe qytetarëve.

 

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka deklaruar se monopatinat elektrike do të lejohen përsëri në qarkullim, por vetëm pasi të përgatitet një rregullore e posaçme që garanton sigurinë e përdoruesve dhe qytetarëve.

 

Duke folur mbi vendimin për bllokimin e përkohshëm të tyre, Koçiu theksoi se masa ishte e domosdoshme dhe e drejtë, për shkak të numrit të lartë të aksidenteve dhe dëmtimeve të regjistruara.

 

“Është aluduar kohët e fundit që ka një dorëzim nga ana e Ministrisë së Brendshme lidhur me moslejimin e përdorimit të monopatinave. Nëse do më pyesnit sërish nëse është vendimi i duhur, do t’ju them se po. Ndërprerja e qarkullimit të monopatinave deri në momentin që lëvizshmëria e tyre të rregullohet siç duhet, ishte e nevojshme”, u shpreh ministrja.

 

Rregullore e re: studim për infrastrukturën dhe kufizimin e shpejtësisë

 

Ministrja sqaroi se puna për hartimin e kuadrit të ri ligjor është në proces, por theksoi se çështja nuk është e thjeshtë.

“Është një gjë të vendosësh një kufi shpejtësie, por kërkon një studim të thelluar për rrugët dhe infrastrukturën e nevojshme për të lejuar lëvizshmëri të sigurt. Kërkon gjithashtu një kulturë shumë të mirë përdorimi”, u shpreh Koçiu.

 

Ajo nënvizoi se prioritet mbetet jeta dhe siguria e qytetarëve, veçanërisht e fëmijëve, dhe se vendimi për pezullimin e menjëhershëm ishte masa më e mirë në atë moment.

Me përgatitjen e rregullores së re, pritet që përdorimi i monopatinave të rikthehet, por këtë herë me standarde të qarta sigurie dhe kontrolle më të rrepta.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve
Lexoni më shumë
157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë
Lexoni më shumë
SPORT VISION ALBANIA kërkon Shitëse për dyqanin në Sarandë
Lexoni më shumë
Shitet apartament 1+1 i mobiluar në lagjen Kodër, Sarandë. Çmimi 135,000 euro
Lexoni më shumë
Nuk u mbijeton djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari Maridon Dhuli
Lexoni më shumë
Pasticeri Bleta Premium në Sarandë kërkon Kamarier/e
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.