Sarandë: Arrestohet autori që kërcënoi me thikë t’i merrte paratë në bankomat

09/05/2114:48

Shperndaje:


.
Policia njofton se shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.1, Sarandë, pranë bankomatit të një banke, një shtetas nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), kishte tentuar t’i vidhte një shumë parash shtetases A. N., 34 vjeçe, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, Policia bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit J. (L). K., 44 vjeç, banues në Livadhja.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, mbetur në tentativë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

The Queen’s Lion Premium Hotel në Sarandë kërkon Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Colosseum Hotel në Ksamil kërkon Pjatalarëse për Restaurant. Ofrohet akomodim
Bougainville Bay në Sarandë kërkon Hotel General Manager
Tre automjete aksident në rrugën Sarandë-Ksamil, 2 të plagosur nisen drejt Tiranës
Marina Limion në Sarandë kërkon Specialist Mirëmbajtjeje Elektrik & Hidraulik
Art & Tourism Development Group zgjeron ekipin dhe kërkon staf në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.