80-vjeçari denoncon në Policinë e Sarandës: Më vodhën portofolin kur ecja në rrugë

80-vjeçari denoncon në Policinë e Sarandës: Më vodhën portofolin kur ecja në rrugë

Një tjetër rast vjedhjeje është regjistruar në qytetin e Sarandës, ku viktimë ka rënë një i moshuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3, në orët e mëngjesit të datës 19 prill 2026, duke rikthyer shqetësimin për sigurinë.

 

 

Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi Th. K., 80 vjeç, banues në Sarandë, ka kallëzuar se gjatë kohës që po ecte në rrugë, persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur portofolin, brenda të cilit ndodhej një shumë parash.

 

Menjëherë pas denoncimit, materialet janë referuar në Prokurori dhe ka nisur puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Uniformat blu bëjnë me dije se vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vjedhjeje.

 

Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

IKMT aksion në Lukovë, Borsh dhe Piqeras, shemben disa objekte në bregdet
Lexoni më shumë
Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.