Sarandë: 3 të rinj i vjedhin paratë e mbetura refugjatit afgan, arrestohen nga Policia

25/10/228:52

Shperndaje:

I vodhën me dhunë një shumë parash, një shtetasi të huaj, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të punonjësve të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 3 bashkëpunëtorët.

Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura dhe 3 aparate celulare.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se disa persona i kishin vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi të huaj, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

  • K. Gj., 21 vjeç, banues në Laç dhe P. Z., 18 vjeç e J. B., 19 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen nr.1, Sarandë, i kanë vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi afgan.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Goditet me sëpatë 45-vjeçari në Delvinë, Policia shoqëron autorin
NENI Fish & Grill kërkon Ndihmës/e kuzhine dhe Kamarier/e për Turnin e Pasdites
Kërkohet një kujdestare gjatë natës për një grua të moshuar në Sarandë
Transporti urban drejt terminalit kthehet në problem, pa orare dhe me pritje të gjata
Ndahet nga jeta Thanas Xhani, agronomi i njohur i Sarandës
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, zbardhet dinamika: 11 të arrestuar dhe 2 në kërkim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.