Saranda pret përgjigje: Çështjet e rëndësishme që mbetën pa diskutuar në Këshillin Bashkiak

13/12/2419:18

Shperndaje:

Saranda pret përgjigje: Çështjet e rëndësishme që mbeten pa diskutuar në Këshillin Bashkiak

Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë, e mbajtur më 26 nëntor, u mbyll për shkak të largimit të këshilltarëve të opozitës nga salla. Konflikti kryesor lindën pas konstatimit të një takse të cilën opozita e konsideron të kundërligjshme. Konkretisht, bëhet fjalë për taksën e fjetjes në hotele, e cila, sipas këshilltarëve të opozitës, ka qenë më e lartë nga sa parashikohet nga kuadri ligjor edhe vitin e kaluar.

 

Që nga ajo ditë, përkundërse kanë kaluar mbi dy javë, nuk ka pasur ende asnjë njoftim për mbajtjen e një mbledhjeje të re. Kjo mbledhje, përveç miratimit të Projekt-Vendimit “Për miratimin e nivelit të taksave dhe tarifave vendore të Bashkisë Sarandë për vitin 2025”, kishte planifikuar të trajtonte edhe pika me interes të lartë për qytetarët, si:

 

  • Raporti mbi ecurinë e sezonit turistik 2024 dhe problematikat e vërejtura.
  • Informacion mbi procesin e inventarizimit të pronave të Bashkisë.
  • Ecuria e restaurimit të Kinoteatrit të qytetit.
  • Informacion mbi projektin Eco Campus.

 

Pikat e mësipërme përfaqësojnë çështje kyçe për zhvillimin e qytetit dhe përmirësimin e shërbimeve për banorët dhe turistët dhe Saranda pret përgjigje. Raporti mbi sezonin turistik mund të ndihmojë në adresimin e problemeve për vitet e ardhshme, ndërsa transparenca mbi inventarizimin e pronave dhe projektet madhore, si kinoteatri dhe Eco Campusi, janë thelbësore dhe qytetarët presin përgjigje.

 

 

Miratimi i Paketës Fiskale dhe adresimi i temave të tjera të parashikuara në mbledhje janë të domosdoshme. Këshilli Bashkiak duhet të mblidhet për diskutimin e tyre dhe nuk mund të lihen për mbledhjen e fundvitit.

Saranda Web do të vijojë të ndjekë zhvillimet mbi këtë çështje dhe të informojë qytetarët mbi vendimet e ardhshme.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“IL Pomodoro” punëson Kuzhinier/e, Picier dhe Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Qafë Botë: Kufiri i hapur për qytetarët, por i pezulluar për veprimet doganore
Ionian Premium Villas kërkon Punonjëse për Pastrim
GRILL REPUBLIKA në Shëtitore kërkon Punonjëse pastrimi dhe Pjatalarëse
Hotel ONIX në Ksamil kërkon Punonjëse Pastrimi
Ishte në gjendje të dehur, djeg aksidentalisht banesën e tij

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.