SARANDA IME – Poezi nga Sulejman Mato


Kam lënë peng zemrën time aty
te një shtëpi e vjetër, e harruar,
rrethuar nga ndërtime te ra, të larta, shumë katëshe
babëzi biznesmenësh.
Saranda ime e peshkarexheve që niseshin herët në agim
Saranda e barba Gaqos,marinarit të vjetër me llullë në buzë.
Saranda e prindërve të mi dhe e fëmijve sarandjote
që më dalin shpesh në ëndrra…

Tani aty netëve bie shi yjesh…
Në mesditë, mbi syprinën e detit të smeraldë,
bien miljarda brilante pluskuese lartësish.

Saranda ime
Unë erdha te ty një mesnatë te cuditshme.…
Më prite me melodi vajtuese të buzuqeve greke.

Saranda ime, tani e huaj për mua.
E veshur si një prostitutë
e përlyer me lloj lloj dritash vezulluese.

Saranda ime
e vjetër,e varfër dhe e braktisur,
kishe lindur përgjatë brigjeve Saranda të tjera.
Në atë mesnatë magjike unë kërkoja shtëpinë e vjetër të prindërve , rrethuar nga ndërtesa të reja, të larta, shumëkatëshe

Nuk e gjeta dot
strehezën e rinisë sime
Dëgjova vetëm zërin e mekur të nënës sime
Ikur nga kjo jetë 24 vite më parë,
zërin e saj të hollë e paskishte lënë te ty,
mall I braktisur.

Saranda ime
Hënëza ime e vjetër e zhytur në det.
Unë prap të dua, dhe kështu si je
e pikëzuar nga shiu I yjeve
e veshur si nje prositute me drita shumëngyrëshe
që zgjaten gjer te brigjet e Korfuzit mik.

Dhe kështu si je
plot zëra të huaj dhe këngë buzuqesh
unë prap të dua.
Nuk të harroj kurrë.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.