Saranda “harron” Festën e Midhjes dhe çeljen e sezonit turistik


Saranda “harron” Festën e Midhjes dhe çeljen e sezonit turistik.
Megjithëse kanë kaluar 2 javë nga hyrja e muajit maj, nga ana e Bashkisë Sarandë nuk ka asnjë njoftim se kur do të zhvillohet ceremonia e Çeljes së Sezonit Turistik në Sarandë dhe Festa e Midhjes në Ksamil.
Në vitet e kaluara në Sarandë ishte krijuar një traditë që këto ceremoni të zhvilloheshin në javën e parë të muajit Maj, ndërsa për vitin 2016 këto ceremoni u shtynë për tu zhvilluar në 3 Qershor, me pretendimin se sic shprehej atëherë kryetarja e Bashkisë Sarandë:
“Nga Saranda në Ksamil, është si një kantier ndërtimi. Kjo, pasi mendoj që jemi kapur pas hallkës më kryesore për ofrimin e shërbimit më jetik në komunitet, që është sigurimi dhe furnzimi me ujë të pijshëm.  Megjithë situatën e rrëmujshme për momentin, që ka krijuar ky investim, jam e bindur se ai përfaqëson një investim serioz dhe një hap të madh e të rëndësishëm drejt asaj që unë kam premtuar dhe i qëndroj – që brenda mandatit tim, Saranda dhe Ksamili ta kenë të plotësuar kërkesën për 24 orë ujë në 24″
Qytetarët e mirëkuptuan situatën e vjetshme dhe megjithëse investimi përfundoi, uji 24 orë nuk po duket.
Ndërsa për këtë vit nga ana e Bashkisë Sarandë nuk po bëhen publike arsyet e shtyrjes së Çeljes së sezonit turistik dhe Festës së Midhjes.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari
Lexoni më shumë
Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.