Saranda, fushë-beteja e përplasjes Rama-Kokëdhima. Gati arrestimet


edi-rama-koco-kokedhima Kur ndeshen dy elefantë, ai që e pëson është bari. Ky proverb indian duket se do të vërtetohet në Sarandë, prej nga nisi edhe “Furtuna Kokëdhima”. Sipas informacioneve, prangat janë bërë gati dhe pritet të shtrëngojnë duart e disa zyrtarëve në Sarandë. Kryeministri Edi Rama ka një plan kundër ish-mikut të tij, të cilit i la në dorë gjithë Jugun e vendit, por që ambicia e tij shkonte edhe përtej Jugut.
Burime pranë selisë rozë janë shprehur për Boldnews.al se Rama është shprehur me tone kërcënuese se do ta fundosë ende pa lindur mirë këtë lëvizje.
Kryeministri në një takim kokë më kokë me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri i ka kërkuar këtij të fundit hetimin e veprimtarisë së Kokëdhimës dhe të bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, një pjesë e të cilëve drejtojnë kompani të rëndësishme shtetërore. Nga kjo valë arrestimesh me akuza për korrupsion nuk do të shpëtojnë as bashkëpunëtorët e tij në Sarandë, të cilët janë në poste drejtuese në disa drejtori në institucione shtetërore dhe Bashkinë Sarandë.
Këta të fundit do të jenë viktimat e luftës mes Ramës dhe Kokëdhimës, pasi shumë shpejt pritet disa arrestime të forta.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

“O hajdut”! Pirro Vengu përballet me protestuesit para Kuvendit
Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë çel vitin akademik, vijojnë regjistrimet
Ksamil: motori del nga rruga, drejtuesi 28-vjeçar transportohet në spital
ALYACHT PREMIUM HOTEL kërkon Recepsionist Turni i Natës
Ndryshime të reja për legalizimet: Afat 30 ditë dhe mbyllje dosjeje për ata që pengojnë verifikimet
Tumat në Bajkaj: Çfarë zbuluan arkeologët në kodrat që banorët i quanin “kokojka”?

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.