Saranda, e preferuara e Ballkanit për Amerikanët

Saranda, e preferuara e Ballkanit për Amerikanët


Saranda, e preferuara e Ballkanit për Amerikanët. Revista e përmuajshme amerikane online, “Paste Magazine”, ka përzgjedhur Sarandën mes destinacioneve ujore më të bukura në Ballkan. Në pjesën e parë të artikullit për promovimin e resurseve turistike në Europën Juglindore, Paste Magazine shkruan se “Shqipëria është një vend që sapo ka hyrë në skenën e turizmit ndërkombëtar, por e ka nisur me vrull për shkak të plazheve të saj të virgjëra dhe ujërave shumë të pastra përgjatë bregdetit të saj thyer të Jonit dhe Adriatikut. E izoluar nga pjesa tjetër e botës nën sundimin 40-vjeçar të liderit komunist Enver Hoxha, ajo që vendit i mungon në infrastrukturë, e zëvendëson me mikpritjen dhe plazhet e paprekura”.


Ndërsa e ndan vetëm një rrip i ngushtë deti nga ishulli grek i Korfuzit, Saranda, citohet më tej, është fillimi i një parku kombëtar mahnitës, që përbën kufirin jugor të Shqipërisë me Greqinë. Qyteti është po aq i bukur sa edhe i largët, me aeroportin më të afërt ndërkombëtar dy orë larg udhëtim me traget, në Korfuz ose një udhëtim me makinë nëpër një rrugë plot kthesa pesë orë larg kryeqytetit të vendit, Tiranës.Më tej, revista përshkruan se Saranda është ndoshta qyteti më i bukur bregdetar i Shqipërisë dhe një vend i gjithanshëm për t’u çlodhur apo për festa, ajo gjithashtu shërben si një bazë e përkryer për udhëtime ditore. 


“Sigurohuni të ndërmerrni aventura. Rezervoni udhëtimin me kompaninë e specializuar “Our Own Expeditions” në Parkun Kombëtar të Butrintit, fshatin turistik të Ksamilit dhe në burimin natyror 45 metra të thellë, I njohur si “Syri i Kaltër””, përfundon artikulli për Sarandën.

.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Protestat japin efektet e para: qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë në 6% 
Lexoni më shumë
Nga mobilizimi qytetar te zhvillimi: çfarë mund të mësojë Butrinti nga zonat e mbrojtura në Slloveni dhe Itali
Lexoni më shumë
Policia nën akuza për dhunë terrorizuese, avokatët kërkojnë hetim të plotë për zinxhirin komandues
Lexoni më shumë
Bougainville Bay & Spa në Sarandë kërkon Elektriçist dhe Mirëmbajtës hoteli
Lexoni më shumë
Nga Greqia drejt Italisë për 2 500 euro: kapet në Konispol furgoni me 11 emigrantë
Lexoni më shumë
Parku eolik në Markat, projekti i licencuar në vitin 2008 ndryshon planin e ndërtimit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.