Rrugët në Ksamil copë-copë, banorët: Vetëm premtime na japin – VIDEO

06/02/2119:07

Shperndaje:


Kjo është gjendja pas shirave e rrugëve “Labëria” dhe “Sali Nivica” në Ksamil. Shirat e ditëve të fundit në këtë rrugë të pa investuar që në kohën e komunizmi kanë nxjerrë në pah gropat e thella që më herët mbusheshin me gurë nga banorët e zonës. Shumë prej tyre tregojnë se për rrugë në periferi të Ksamilit askush nga pushteti vendor nuk ka investuar.
“Ata kanë shtruar rrugët brenda Ksamilit, ktheu majtas, ktheu djathtas, në këmbë, ja sic e shihni është gjendja”.
“Në dimë kur kalojmë na bëhen atletet ujë. Na shqetëson shumë rruga dhe duam të na e rregullojnë”
Gropat janë të thella deri një metër dhe ky banor është përpjekur t’i mbushë.”Ato aty i hodha unë vetë. Aty s’kalonte dot as fëmija dhe as unë. Ishte një metër në rrugë në thellësi”.

VIDEO https://youtu.be/kTSgp0WZZTY

Kjo rrugë ka dëmtuar dhe turizmin në zonë. Prej rrugës së shkatërruar dhe pushuesit janë larguar pasi nuk I futin dot automjetet. “Kjo është xhade kryesore që shkon në plazh vijnë turistët më këmbë dhe kthehen”. “Edhe kur lëshojmë shtëpitë me turistë, rruga është shumë keq dhe ata kthehen mbrapa”.

Askush nga të zgjedhurit vendor nuk ka mbajtur premtimin që këta banorë të kenë një rrugë të asfaltuara.”Kur vijnë për fushata “thonë do i bëjmë” do bëjmë dhe kanalet dhe çakull nuk hedhin”. “Premtojnë ta bëjmë sot, ta bëjmë nesër dhe ikin”.

I paguajnë taksat rregullisht po veç një rrugë të asfaltuar nuk kanë as ndriçim. “Kam mbesën që bën kursin në qendër të Ksamilit vjen natën dhe i dalim përpara se është errësirë e madhe. Poshtë ka drita këtu lart jo”. “Dritë aty të tërë kanë drita ja ku është shtylla aty pa drita errësirë” thanë banorët.

Këta banorë kanë dhe probleme shëndetësore. Shpesh ju duhet të vijnë në kryeqytet sa më herët për të shkuar në spital. Kërkojnë të ketë autobusë që në 5 të mëngjesit që të mund të arrijnë në kohë në Tiranë. Sipas tyre orari i parë i autobusit që kalon në Ksamil për në kryeqytet është në 7 të mëngjesit./ Abcnews.al

VIDEO https://youtu.be/kTSgp0WZZTY


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Reagojnë banorët e Nivicës: Bashkia Sarandë ka shkelur ligjin dhe dinjitetin qytetar
Reagon Kledian Llaho pas shkarkimit: Më hoqën se nuk duruan vlerat e mia, por nuk mund të më heqin dinjitetin
Mundësi të reja punësimi në Parkun Kombëtar të Butrintit
KPA vendos shkarkimin e prokurorit Kledian Llaho, Dumani: Cenohet besimi i publikut te drejtësia
Hotel Panorama 2 në Ksamil kërkon Recepsionist (turni i dytë) dhe Sanitare
Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap drejt ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.