Rruga e Llogarasë, si u ndërtua për 100 ditë nga italianët
Rruga automobilistike nga Vlora në Sarandë është një nga më piktoresket në Shqipëri. Por pak kush e di që atë rrugë e ka ndërtuar ushtria italiane 100 vite më parë. Në luftën e Parë Botërore, Italia pushtoi Vlorën dhe shumë zona të jugut të Shqipërisë. Ajo do të largohej vetëm në vitin 1920, falë luftës së armatosur të organizuar nga qeveria e Kongresit të Lushnjës dhe ndikimit të faktorit ndërkombëtar. Por gjatë qëndrimit të italianëve në Vlorë, ka pasur disa ndërhyrje në infrastrukturë të cilat vendi i trashëgon ende sot. Italianët ndërtuan në mes të luftës rrugën e Qafës së Llogarasë. Më pas ata u investuan që rruga të lidhte Sarandën dhe Vlorën. Fotografitë e rralla në Arkiv Britanik tregojnë rrugën e sapo ndërtuar si dhe ndërtimin e disa urave në dalje të Vlorës në vitet 1917-1918.
Po ashtu, italianët nisën edhe ndërtimin e një linje hekurudhore që mbeti në mes. Këto investime në infrastrukturë nga pushtuesit nuk ishin çudi, kjo për shkak se ndërtimi i tyre kishte avantazh ushtarak. Po ashtu, edhe mjaft investime të ngjashme bënë në veri edhe austro-hungarezët. Shqipëria ishte vendi më i prapambetur i kohës dhe kishte shumë pak rrugë automobilistike. Vetëm në qeverisjen e mbretit Zog u bë e mundur që Shqipëria të ketë një rrjet disi të mjaftueshëm, të cilin ende e trashëgojmë sot. Ironia më e madhe qëndron se që në hapat e para të shtetit shqiptar, rrugët kanë qenë problemi thelbësor dhe ende sot rrugët dhe infrastruktura në tërësi janë një dobësi e madhe e shtetit shqiptar. newsbomb
Na ndiqni:
Postimet e fundit
GLOBE Sarandë kërkon të punësojë Menaxher/e dyqani dhe Specialist/e Shitjesh
06/12/1917:10
Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare me përvojë pune. PAGA 90,000 LEKË
06/12/1917:10
Saranda shpreson se Shqipëria do të Bëhet dhe 56% besojnë tek Adriatik Lapaj
06/12/1917:10
Digjet gjatë natës autobusi i linjës Delvinë – Tiranë, merr flakë edhe furgoni – FOTO
06/12/1917:10
Azure Italian Restorant kërkon të punësojë Kamarier/e. OFROHET AKOMODIM
06/12/1917:10
Gjykata Kushtetuese: Butrinti do të menaxhohet nga Fondacioni privat
06/12/1917:10
Përfitoi nga AMNISTIA, lirohet nga qelia Rexhina, u dënua për aksidentin me 5 viktima në Muzinë
06/12/1917:10
Automjetet RETRO përsëri në Sarandë, priten me koncert festiv – VIDEO
06/12/1917:10
PROPER PIZZA në Sarandë kërkon të punësojë Kamarier/e dhe Motorist për sezonin veror
06/12/1917:10
Saranda Inn Rooms and Apartments në qendër të qytetit kërkon të punësojë Recepsionist/e
06/12/1917:10
Rezervime
Apartament 1+1
06/12/1917:10
Apartament 2+1 me pishinë
06/12/1917:10
Apartament per pushime ne Sarande
06/12/1917:10
The City View Penthouse
06/12/1917:10
Suitë me dy dhoma – Vila Park Bujari Ksamil
06/12/1917:10
Suvenire
Suvenire nga Saranda
06/12/1917:10
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 19
06/12/1917:10
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 21
06/12/1917:10
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 10
06/12/1917:10
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 28
06/12/1917:10