RRJETI MUZEAL SARANDA

18/08/2118:16

Shperndaje:

RRJETI MUZEAL SARANDA

Saranda, në paketën e saj turistike, si një qytet që ofron munësi të shumta për vizitorët e saj, ka të përfshirë edhe turizmin kulturor.

Për të gjithë artdashësit që vijnë këtu, mund të vizitojnë rrjetin muzeal: Galeria Art-Saranda, Muzeun e Traditës dhe Muzeun Arkeologjik “Onhezmi-Kaonia”, muze nëpër të cilat është i shpalosur i gjithë informacioni për turizmin kulturor të qytetit të vjetër të Sarandës.


Rrjeti muzeal mirëpret qindra vizitorë të njihen me objekte të ndryshme historike e kulturore, si për shembull: fotografitë, që memorizojnë pamjet e qytetit ndër vite, orenditë e ndryshme shtëpiake apo veglat e vjetra të punës me vlera të rëndësishme.


Gjithashtu pjesë e rrjetit muzeal janë edhe ekspozitat me krijimet e dhjetëra piktorëve e skulptorëve nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët kanë shpalosur talentin e tyre mes pikturave dhe skulpturave të ndryshme, ku syri i njeriut kërkon detyrimisht të pushojë gjatë për t’i soditur.


Ekspozimi i të gjithë këtyre elementeve me karakter historik dhe bashkëkohor është duke u rritur vazhdimisht dhe qëllimi në vetvete i këtij promovimi qëndron në ruajtjen, identifikimin dhe përcjelljen e kulturës dhe artit tonë nëpër botë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Banorët e Berdeneshit kanë 1 muaj pa ujë, por kanë frikë të flasin publikisht
ATTIKO Restaurant & Sushi në Sarandë kërkon Kuzhiniere me eksperiencë
Digjet gjatë natës një shtëpi. Policia: Zjarri si pasojë e shkëndijës elektrike
Vasil Llajo takim në ASHK Sarandë për problematikat e zonës së Sarandës dhe Finiqit
Familja në ankth: 86-vjeçari Kaso Dura zhduket në Berdenesh të Sarandës
Grand Hotel Sarandë kërkon Recepsionist/e dhe Kamarier/e dhe Kuzhinier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.