Rritet numri i pensionistëve në administratën e Bashkisë Sarandë

07/09/1814:40

Shperndaje:


Një nga fenomenet më të cuditshme në administratën e Bashkisë Sarandë është se edhe pas daljes në pension të zyrtarëve të kësaj bashkie, ata vazhdojne aktivitetin e tyre, duke mos hapur kështu rrugë për ndryshime dhe punësime të reja.
Një burim nga bashkia Sarandë tregon për Saranda Web se numri i pensionistëve që ende vazhdojnë të punojnë në këtë administratë ka shkuar në 22 persona, të cilët megjithëse kanë mbushur moshën e daljes në pension, ende vazhdojnë të punojnë në këtë administratë.
Disa muaj më parë dhjetra të rinj u entuziazmuan kur pas një prononcimi të deputetit Alket Hyseni për këtë çështje u duk se do të kishte një reagim nga bashkia Sarandë duke larguar pensionistët për të hapur rrugë kështu për punësimin e të rinjve, por edhe pse kanë kaluar 7 muaj prej atëherë, asnjë prej pensionistëve nuk është larguar.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Banorët prisnin përgjigje për ujin, dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë – VIDEO
Firmosi “pavarësinë” e Delvinës dhe Konispolit, Ardit Bido fshin videon nga Facebook
Familja kërkon ndihmë: 53-vjeçari ka humbur kontaktet që prej ditës së djeshme
Reforma territoriale depozitohet në Kuvend: 15 bashki shkrihen, çfarë parashikohet për Delvinën dhe Konispolin?
Monavie Mediterranean Restaurant by Camelot në Ksamil kërkon Kamarier
Lordi Rothschild kritikon sërish qeverinë për Butrintin: Vendimet bien ndesh me detyrimet ndaj UNESCO-s

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.