Rritet në 200 Lekë çmimi i biletës së urbanit Sarandë–Ksamil, qytetarët të shqetësuar

20/03/2618:42

Shperndaje:

Rritet në 200 Lekë çmimi i biletës së urbanit Sarandë–Ksamil, qytetarët të shqetësuar

Çmimi i biletës në linjën urbane Sarandë–Ksamil ka pësuar një rritje të re, duke kaluar nga 150 lekë në 200 lekë për një drejtim. Kjo do të thotë se kostoja ditore për vajtje-ardhje arrin në 400 lekë për qytetarët që e përdorin këtë linjë rregullisht.

 

Rritet në 200 Lekë çmimi i biletës së urbanit Sarandë–Ksamil, qytetarët të shqetësuar

 

Rritja e fundit ka sjellë reagime dhe shqetësime nga qytetarët, veçanërisht nga ata që udhëtojnë çdo ditë për në punë. Një qytetar, përmes një mesazhi dërguar Saranda Web, shpreh pakënaqësinë e tij lidhur me rritjen e vazhdueshme të çmimit ndër vite dhe ndikimin që kjo ka në buxhetin familjar.

 

Ai kujton se gjatë periudhës së pand,emisë, kur çmimi i karburantit u rrit ndjeshëm, edhe bileta e autobusit u rrit nga 100 në 150 lekë për një drejtim. Sipas tij, edhe pse më pas çmimi i naftës pësoi ulje, tarifa e urbanit mbeti e pandryshuar. Ndërkohë, me rritjen e fundit të karburantit, është reflektuar një tjetër rritje, duke e çuar biletën në 200 lekë.

 

Qytetari thekson gjithashtu disa problematika të tjera, si mungesa e abonimeve mujore, duke e bërë edhe më të vështirë për përdoruesit e rregullt të transportit publik që të përballojnë kostot.

Në llogaritjet e tij, një person që udhëton çdo ditë nga Ksamil në Sarandë për punë mund të shpenzojë rreth 12 mijë lekë të reja në muaj vetëm për transport, pa përfshirë shpenzime të tjera të përditshme.

 

Krahasimi me qytete të tjera, si Tirana, ku çmimi i urbanit për distanca më të gjata si Kamëz dhe Vorë është vetëm 50 lekë, shton diskutimin mbi nivelin e tarifave në këtë linjë.

Qytetarët kërkojnë më shumë transparencë në funksionimin e këtij shërbimi, si dhe një vëmendje më të madhe nga institucionet përgjegjëse, me qëllim që të garantohet një shërbim i përballueshëm për të gjithë.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Colosseum Hotel në Ksamil kërkon Hostes për Restaurant
“Plazhet janë për familjet, jo për aventurierët”, Lamallari paralajmëron masa ekstreme pa tolerancë
Mungonte pronari, 3 filipinezët ia mbathin nga hoteli ku punonin në Dhërmi, nisen drejt Sarandës
Hotel PINI dhe La Mar Restaurant në Shëtitoren e Sarandës kërkon staf
KiE kundër centralizimit të pushtetit lokal: Bashkitë duhen fuqizuar, jo dobësuar
Ndryshojnë kufijtë e shpejtësisë në Shqipëri, më shumë kamera inteligjente në rrugët kombëtare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.