Rritet me 50 % çmimi i biletës Sarandë – Ksamil.

20/04/1611:37

Shperndaje:


ksamili c Prej ditës së sotme çmimi i biletës së udhëtimit me urban nga Saranda në Ksamil dhe anasjelltas është rritur me 50 % . Udhëtarët që kryejnë këtë destinacion janë të detyruar të paguajnë 1200 lekë të vjetër, nga 800 që paguanin më parë. Të pyetur për këtë, drejtuesit e autobusëve që kryejnë këtë segment rrugor, shprehen se çmimi është vendosur nga Bashkia Sarandë. Edhe për këtë çështje qytetarët u gjetën të papërgatitur dhe të painformuar. Ajo që bie në sy është heshtja që ka kapluar opozitën në Sarandë, e cila nuk ka nguruar të bëjë konferenca shtypi për ndonjë funksionar të administratës që i ka kaluar mosha e daljes në pension, dhe nga ana tjetër hesht për problemet dhe çështjet që prekin në mënyrë direkte  qytetarët.ksamil

.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Finiqi me autobus falas për banorët, miratohen 3 linja drejt Sarandës
Çfarë pritet të ndryshojë në 2027 me pensionet? Mosha, bonuset dhe indeksimi
Banorët sërish në protestë në Këshillin Bashkiak, kërkojnë zgjidhje për linjën Delvinë–Sarandë
Shpërthim në qendër të Athinës, mes viktimave gjenden edhe 3 shqiptarë
Qëllohet me armë drejt lokalit të një shqiptari në Athinë; plagoset vajza e tij 10-vjeçare
Publikohen pamje nga atentati në Sarandë, autori përdori dy pistoleta – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.