Rriste zogj pule për t`i shitur, ndjekje penale për fshatarin

31/08/1713:20

Shperndaje:


Rriste zogj pule për t`i shitur, ndjekje penale për fshatarin.
Një fshatar nga Kallarati rritja e zogjve të pulave e ka futur në telashe.
Seksioni për krimin ekonomik e financiar  ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për një 56-vjeçar banues në fshatin Kallarat.
Kjo pasi nga kontrolli i ushtruar ne magazinën e tij u konstatuan 230 zogj pule të moshës 1-3 muaj.
Policia dyshon se zogjtë i mbarështonte me qëllim tregtimin e tyre, pa u regjistruar në organet tatimore dhe i pa pajisur me licencë për prodhimin dhe tregtimin të produkteve të mishit.
Fshatari 56-vjeçar do të përballet me Nenet 180 e 288/a të  Kodit Penal.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Iliaz Bobaj promovon në Sarandë librin me poezi “Të tjerat kuptohen” – VIDEO
Auron Tare kritikon videon e Ramës për Butrintin: “Parku nuk mbaron te porta e qytetit antik”
Liam’s Bar & Snacks kërkon Kamarier/e me ose pa Eksperiencë. Punësim vjetor
Finiqi me autobus falas për banorët, miratohen 3 linja drejt Sarandës
Çfarë pritet të ndryshojë në 2027 me pensionet? Mosha, bonuset dhe indeksimi
Banorët sërish në protestë në Këshillin Bashkiak, kërkojnë zgjidhje për linjën Delvinë–Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.