Rregullorja e Re: Operatorët Turistikë duhet të kenë Drejtues Teknik të kualifikuar

19/03/2515:41

Shperndaje:

Rregullorja e Re: Operatorët Turistikë duhet të kenë Drejtues Teknik të kualifikuar

 

Operatorët turistikë në Shqipëri do të detyrohen të kenë një drejtues teknik të kualifikuar për të garantuar ofrimin e shërbimeve cilësore për turistët. Ky është synimi i ndryshimeve të propozuara në projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 710, datë 12.10.2016 ‘Për miratimin e rregullores për kërkesat dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarisë së operatorit turistik’”, i cili është nxjerrë për konsultim nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

 

Rregullorja e Re: Operatorët Turistikë duhet të kenë Drejtues Teknik të kualifikuar - Operatorët turistikë detyrohen të kenë drejtues teknik

 

Në relacionin shpjegues thuhet se gjatë ushtrimit të veprimtarisë, operatori turistik do të përfaqësohet nga administratori ligjor dhe nga drejtuesi teknik, i cili duhet të përmbushë disa kritere të përcaktuara që në ligjin e vitit 2015, por që me draftin aktual synohet të shtohen dhe të detajohen më tej.

 

Kush mund të jetë drejtues teknik?

 

Drafti përcakton qartë se drejtuesi teknik duhet të ketë eksperiencë pune në sektorin e turizmit, konkretisht në agjenci udhëtimi, struktura pritëse si hotele apo bujtina, në rolin e operatorit turistik, si dhe në sektorë të tjerë të lidhur drejtpërdrejt me turizmin, përfshirë edhe guidat turistike apo operatorët detarë.

Për më tepër, drejtuesi teknik nuk mund të angazhohet në më shumë se një operator turistik. Ai duhet të jetë i punësuar vetëm në një subjekt dhe ta ushtrojë funksionin e tij vetëm aty.

Njohja e gjuhëve të huaja, një kusht i detyrueshëm

 

Për të ushtruar funksionin si drejtues teknik, individi duhet të zotërojë gjuhë të huaja. Sipas projektvendimit:

  •  – Ai duhet të flasë një gjuhë të huaj në nivel të avancuar, të dëshmuar përmes një certifikate ose diplome të lëshuar nga institucione të akredituara, me vlerësim minimal në nivelin B2 sipas standardeve ndërkombëtare.
  •  – Gjithashtu, duhet të njohë një gjuhë të dytë të huaj, në nivelin B1, të vërtetuar me dokumentacion përkatës dhe me një notë jo më të vogël se 6.

Dokumentet që provojnë njohjen e gjuhëve duhet të jenë të lëshuara nga institucione të arsimit të lartë (publik apo privat) që ofrojnë programe të njohura nga Ministria e Arsimit, ose nga subjekte që organizojnë testime të certifikuara ndërkombëtarisht.

 

Projektvendimi nënvizon se si përfaqësuesi ligjor, ashtu edhe drejtuesi teknik, mbajnë përgjegjësi të plotë për zbatimin e rregullores dhe çdo dispozite që del prej saj. Qëllimi i këtyre ndryshimeve është forcimi i profesionalizmit në sektorin turistik dhe ofrimi i shërbimeve që përmbushin standardet ndërkombëtare, veçanërisht në zonat turistike si Saranda, ku turizmi është një shtyllë kryesore e ekonomisë vendase.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

16 punonjës të OSHEE dhe qytetarë në pranga, mes tyre edhe elektriçisti nga Konispoli
𝐕𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐒𝐀𝐊𝐓𝐄 ✅ dhe 𝐢 𝐆𝐀𝐁𝐔𝐀𝐑 ❌ – Gabimet që nuk duhet të bëni – VIDEO
Manastiri Resort kërkon të punësojë Infermier/e me kohë të plotë
Rregullorja e Re: Operatorët Turistikë duhet të kenë Drejtues Teknik të kualifikuar
Besmir Veli: Së shpejti Biblotekë e re për të rinjtë e qytetit të Delvinës
Ardit Bido: Uji i Kuçit dhe Tragjasit u takon fshatrave e më pas bregdetit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.