Rrëfimi i jetës së deputetit Vullnet Sinaj/ Udhëtimi panoramik mes kujtimeve të fëmijërisë, familjes dhe biznesit


Në një intervistë tepër speciale në emisionin ‘Kandidati’ në Top Channel, deputeti Vullnet Sinaj ka rrëfyer për fëmijërinë e tij në Armen, ku vizituan edhe shtëpinë e tij, familjen dhe kapërcimin nga biznesi drejt politikës.

Sot deputeti Vullnet Sinaj është deputet i zonës së lumit të Vlorës dhe kandidon sërish në zgjedhjet e 25 prillit si përfaqësues i tyre në parlament.

Një panoramë e veçantë, përmes kujtimeve dhe vizitave në qytetin e Vlorës dhe zonën e lumit të Vlorës, kjo intervistë e veçantë sjell një rrëfim të veçantë të deputetit Sinaj, jashtë foltores së kuvendit ashtu siç jemi mësuar ta shikojmë çdo të enjte në seancat plenare.

“Nuk është e lehtë të flasësh për veten, por me një bashkëbisedues të talentuar, fjalët rrjedhin natyrshëm. Falenderoj Eno Popin dhe stafin profesional të “Top Channel” për këtë intervistë timen, të realizuar që nga shtëpia e vendlindjes e më tej në zona të ndryshme të Vlorës. Fëmijëria, puna, familja dhe kapërcimi nga biznesi në politikë – vijnë të detajuara në intervistën e mëposhtme. Ju ftoj ta ndiqni, sipas dëshirës. Fundjavë të mbarë!”- shprehet deputeti Sinaj.

Ju ftojmë të ndiqni intervistën e veçantë të deputetit Sinaj:

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë
Bonusi mujor i pensioneve pritet të dyfishohet në 2027, sa përfiton secila kategori
Lexoni më shumë
Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë
Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.