27 vjeçari rrëfen se ka nisur të drogohet kryesisht me heroinë në kohën kur ka qenë në Greqi dhe prej më shumë se 10 vitesh nuk është shkëputur dot.
I braktisur nga familja për shkak të varësisë së tij, Leonardi thotë se i është drejtuar për rehabilitim spitalit të Sarandës, po aty nuk gjen gjithmonë medikamente për t’u trajtuar.
Hajdhushi: Jam i revoltuar, kërkoj medikamente. Medikamentet në spital herë më thonë kemi e herë më thonë s’kemi. Sa herë marrim metadon është si heroina. Nuk është rehabilitim është zëvendës i heroinës.
Leonardi kërkon të trajtohet në një qendër rehabilitimi më të specializuar në Tiranë por deri tani nuk ka mundur të pranohet.
Hajdhushi: Të më çojnë në Tiranë, tek Zini Sula, ai është ekspert dhe ka ilaçet e duhura. Kam kërkuar të shkoj. Nuk më çojnë sepse nuk duan të merren me mua.
Sipas të dhënave nga qendra e toksikologjinë ën Tiranë në Shqipëri numërohen më shumë se 10 mijë përdorues droge, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre janë të mitur.
Geraldi Bregu/Ora News/