Restaurimet e monumenteve të kulturës në vend: Situata është emergjente!


Trashëgimia Kulturore në vendin tonë çdo ditë ndeshet me probleme të ndryshme. E përballë kësaj situate zëri kritikë i specialistëve të paktë, që kanë mbetur në këtë fushë, s’mungon. Kësaj here restauratori Adrian Devolli e konsideron emergjente situatën e restaurimit dhe konservimit të monumenteve të kulturës, që dita-ditës po degradojnë për shkak të neglizhencës së institucioneve.
 “Situata e restaurimit është emergjente. Restaurimi ndahet në dy elementë kryesorë, konservim dhe restaurim. Konservim është ruajtja. Por, duhet të formohen dy-tre brigada që të bëjnë vetëm konservimin, ruajtjen e këtyre afreskeve, sepse po shkatërrohen dhe nuk do t’i kemi më. Në kohën tonë u bënë u ngritën brigada emergjence për shpëtimin e veprave të artit, që të shkonin cep më cep të Shqipërisë. Punët asokohe bëheshin seriozisht. Mund të lihet një rrugë pa u bërë, sepse aq sa kushton një rrugë fshati, mund të bëhet e gjithë pjesa konservuese e afreskeve në Shqipëri. Është emergjencë kombëtare”, shprehet Adrian Devolli.

Restauratori edhe piktori Adrian Devolli i angazhuar nga viti 1979 deri në 1988 në Institutin e Monumenteve të Kulturës, sot Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore rrëfen se si asokohe brigada të tëra në terren jepnin kontributin e tyre për ruajtjen e kësaj pasurie kombëtare, ndërsa sot atyre pak restauratorë me eksperiencë që janë, nuk u  merret asnjë mendim.

“Grupi i restauratorëve, si puna ime që kanë pas një eksperiencë të madhe në këtë fushë, kanë qenë gjithmonë të gatshëm, që eksperiencën e tyre ta dhurojnë pa lekë. Nëse do të ishte kërkuar mendimi ynë, ne mund të themi se çfarë mund të bëhet edhe se si mund të bëhen planet e emergjencës për shpëtimin e kësaj pasurie. Në të kundërt s’kemi çfarë të bëjmë më shumë. Jemi në një moshë të caktuar, keq na vjen jashtë mase, por kaq ishte. S’kemi çfarë të bëjmë më. Është fatkeqësi e madhe”.

Restauratori Adrian Devolli përfundon se, duke ruajtur këto vlera të trashëgimisë nuk mendojmë vetëm sot për sot por, mendojmë për të ardhmen. /Shqiptarja.com

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë
Parashikohen reshje intensive në Sarandë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron vërshime uji
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.