Reagon Kledian Llaho pas shkarkimit: Më hoqën se nuk duruan vlerat e mia, por nuk mund të më heqin dinjitetin

01/08/2519:09

Shperndaje:

Reagon Kledian Llaho pas shkarkimit: Më hoqën se nuk duruan vlerat e mia, por nuk mund të më heqin dinjitetin

 

Ish-prokurori i Sarandës, Kledian Llaho, ka reaguar publikisht pas vendimit për shkarkimin e tij, duke e cilësuar procesin si një vendim të padrejtë dhe të motivuar nga interesa të errëta që lidhen me veprimtarinë e tij në drejtësi.

 

KPA vendos shkarkimin e prokurorit Kledian Llaho, Dumani: Cenohet besimi i publikut te drejtësia

 

“E pra, më në fund u krye. Drejtësia, në versionin e saj më të shtrembëruar, foli,” shprehet Llaho në një deklaratë të gjatë, ku thekson se nuk u shkarkua për arsye profesionale, pasi për profesionalizmin e tij nuk mund të flasë askush negativisht, përfshirë edhe institucionet “pseudoligjore”, siç i quan ai.

 

Ai thekson se vendimi për largimin e tij ishte i stisur për të shpëtuar dhe shpërblyer ata që ndiheshin të cënuar nga puna e tij në Sarandë dhe nga lidhjet e tyre në Tiranë. Llaho deklaron se nuk kishte pasuri të pajustifikueshme – vetëm një apartament dhe një garazh të blerë gjatë 25 viteve të punës – ndërsa si arsye formale për shkarkimin u përdorën “pasaktësi dhe paqartësi” mbi një ndihmë financiare prej 600.000 lekësh nga nëna dhe 1.5 milionë lekë nga prindërit e bashkëshortes.

 

“E ndërsa të tjerët me pasuri miliona euro vijojnë detyrën, mua më larguan për ndihma familjare”, shkruan ai, duke vënë në dukje standardin e dyfishtë të institucioneve të vettingut.

 

Në deklaratën e tij, Llaho nënvizon figurën e tij si një prokuror korrekt, koleg bashkëpunues, prind shembullor dhe qytetar me integritet, duke thënë se “më hoqën një vend pune, por nuk mund të më heqin dinjitetin, as zërin tim”.

 

Ai përfundon reagimin me tone të forta simbolike:
“Le të festojnë ‘fitoren’ e tyre të vogël. Historia ka treguar gjithmonë se frika nga të drejtët i bën të mendojnë se kanë fituar, kur në fakt veç janë zbuluar.”

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

 

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga Azia
Policia Bashkiake nis aksionin për heqjen e koneve dhe rraqeve nga rrugët e Sarandës
“Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” në Konispol më 6 dhjetor 2025
Plani i ri i qeverisë: Rrjet kombëtar fidanishtesh për rritjen e pyjeve dhe hapësirave të gjelbra
Kërkohet punonjës/e për pastrim dhe mirëmbajtje shtëpie 4 orë në ditë
Omonia: Kryetari i komanduar i Himarës po hap rrugën për futjen e një entiteti turk në rajon

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.