
Reagimi i Adriatik Lapaj: Nuk më shantazhoni dot! S’ka metodë të ish-Sigurimit që na ndal
Pas shoqërimit nga Policia të shtetasit Ergys Isufi, i kapur me një dozë kokaine dhe që ka deklaruar në polici se është përdorues i drogës, kanë nisur reagimet e ashpra nga përfaqësuesit e Koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”
Reagimi më i fortë ka ardhur nga vetë lideri i kësaj lëvizjeje, Adriatik Lapaj, i cili përmes një postimi publik ka shprehur zemërimin e tij për mënyrën se si është trajtuar kjo ngjarje.
“Nuk do ia dilni të më shantazhoni!”, ka deklaruar Lapaj, duke shtuar se shtetasi në fjalë nuk përfaqëson më Koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe se për hir të etikës është marrë një distancim i menjëhershëm nga ai.
Lapaj ka folur për presione të vazhdueshme ndaj tij dhe forcës që përfaqëson:
“Jo 1 po 100 metoda të përdorni ju, nuk kthehemi pas. Keni kaq muaj me ligësi, sajesa, kurthe, por nuk i’a dolët dot. Sot, në finale, pasi nuk më ndalët dot me 100 shpifjet e kaluara, gjetët një metodë tjetër,” u shpreh ai.
Më tej, ai sulmoi drejtpërdrejt autorët e këtij që ai e quan “skenar të orkestruar” nga pushteti dhe strukturat e vjetra që kanë frikë nga një alternativë e re.
“Pasi nuk u funksionoi joshja, kaluat te zanati juaj. Nuk ka kthim pas! Do shkojmë në zgjedhje të parakohshme po ishte në dorën tonë. Do t’ua çmontoj dhe këtë maskarallëk sido të ketë ndodhur!”
Në fund të mesazhit të tij, Lapaj u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të mos bien pre e manipulimeve:
“Qytetarëve u kërkoj të mos manipulohen nga pushteti që qeveris me baronët e krimit! Votoni masivisht nr. 6 që i ka lebetitur!”
Statusi i Plotë:
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 30
07/05/2520:47

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 31
07/05/2520:47

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 25
07/05/2520:47

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
07/05/2520:47

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 14
07/05/2520:47
