Rama viziton Athinën më 15 dhe 16 shtator

11/09/2012:11

Shperndaje:


Kryeministri Edi Rama pritet të vizitojë Athinën në datën 15 dhe 16 shtator. Lajmi është bërë publik nga qeveria greke, e cila ka konfirmuar pjesëmarrjen e Ramës, nën cilësinë e kreut të OSBE në takimin që do të mbahet në “Grand Resort Lagonisi” të Athinës.
Sipas qeverisë greke, Rama do të mbërrijë në Athinë më datën 15 shtator dhe do të largohet pasditen e datës 16 shtator. Nuk dihet ende axhenda e saktë e kryeministrit shqiptar në Greqi, por por është e sigurt që Rama do të ketë një takim me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis.

Po kështu, kryeministri shqiptar do të takohet edhe me ministrin e jashtëm Nikos Dendias si dhe me eksponentë të rëndësishëm të politikës vendase dhe asaj ndërkombëtare.

Kjo vizitë zyrtare e kryeministrit Edi Rama vjen në një kohë, kur ka nisur edhe debati për çështjen e detit. Pak javë më parë qeveria greke njoftoi se do të zgjerohej me me 12 milje në Perëndim të Detit Jon, dhe për këtë do të vijë në Shqipëri edhe ministri i Jashtëm, Nikos Dendias. 12 miljet që do të merren nga Greqia, i përkasin ujërave të përbashkëta dhe jo atyre territoriale.
Në zbatim të Konventës së Montego Bayt, Greqia, ashtu si çdo vend, ka të drejtë të zgjerohet me 12 milje në ujërat e përbashkëta.
Shqipëria zgjerimin me 12 milje e ka realizuar që në vitin 1990. Por, sërish ky lajm është hasur në paqartësi në Shqipëri, për shkak edhe të konfuzionit për një marrëveshje për kufirin detar, (që mungon), mes dy vendeve.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Nata e tretë e zjarrit në Dhivër: Flakët përparojnë drejt Memoraqit, Dërmishit, Navaricës dhe Rumanxasë
Hotel Murati në Sarandë kërkon Punonjëse pastrimi (sanitare) për hotel
Zjarri rrezikon përhapjen në Memoraq dhe Navaricë, banorët apelojnë për ndihmë – VIDEO
Restorant Bora Bora në Ksamil kërkon Kamarier Restoranti. Ofrohet akomodim
U shua bilbili i Labërisë – Bujar Tabulla ndahet nga jeta në moshën 65-vjeçare
Ninati në alarm: Hajdutët vjedhin bagëti çdo natë, s’merret asnjë masë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.