Rama: Nuk i kuptoj shqiptarët pse thonë po vdesim për të ngrënë


Kryeministrit Edi Rama ka bërë me dije se në këtë periudhë, Shqipëria ka ngritur operacionin më të madh humanitar në 30 vite, teksa është shprehur se është i vetëdijshëm që mun të ketë pasur abuzime apo që mund të mos jenë ndihmuar të gjithë.

“Disa nga ju mërziten kur u them se askush nuk ka vdekur për bukë që nga koha e Skëndërbeut, është një e vërtetë. Kjo nuk do të thotë se nuk ka familje të varfra, aq më tepër në këto kushte.
Ndjesë për përsëritje, po si jua ha mendja atyre që thonë “po vdes populli për bukë”. Kishte më shumë bukë gjatë luftës Nacional Clirimtare, mund të duket i tepruar si krahasim, por është i vërtetë! Atëherë bëhej me racion blerja në dyqane, ku kishte vetëm presh dhe patate me bollëk dhe as në luftë dhe as më pas, askush nuk vdiq për bukë.

Mbase nuk kemi arritur t’i ndihmojmë të gjithë Mbase ka pasur edhe abuzime, por po të shikoni listat të njerëzve që janë ndihmuar me ushqim do të besoni si unë që kemi ngritur operacionin më masiv të mbështetje së njerëzve në 30 vite”, tha Rama.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari
Lexoni më shumë
Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.