Rama në Sarandë: Rrugët me mozaik do të kthehen në shëtitore – Pa makina dhe pa parkim

24/03/2514:11

Shperndaje:

Rama në Sarandë: Rrugët me mozaik do të kthehen në shëtitore – Pa makina dhe parkim

 

Gjatë vizitës së tij në Sarandë, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se rrugët që janë shtruar me mozaik në qendër të qytetit do të kthehen tërësisht në rrugë për këmbësorët, duke hequr qarkullimin dhe parkimin e automjeteve.

 

“Rrugët që kemi shtruar me mozaik do i kthejmë në rrugë vetëm për këmbësorët. Do heqim qarkullimin dhe parkimin e automjeteve. Kjo do i rrisë vlerën qytetit sepse këto rrugë do të kthehen në shëtitore të vërteta”, deklaroi Rama gjatë takimit në Sarandë me biznesmenë të Shëtitores dhe militantë të Partisë Socialiste.

 

 

Ai tha se projektet urbane të ndërmarra synojnë ta transformojnë Sarandën në një qytet me hapësira publike moderne, të orientuara drejt këmbësorëve dhe turistëve. Kryeministri theksoi se “Rruga 1 dhe 2”, që do të shërbejë si një shëtitore e brendshme përveç asaj buzë detit, është tashmë në planin e investimeve dhe pritet të nisë menjëherë pas zgjedhjeve.

 

Ky vendim vjen si pjesë e një vizioni të ri për qytetin bregdetar, ku synohet jo vetëm përmirësimi i infrastrukturës, por edhe rritja e cilësisë së jetesës dhe vlerës ekonomike të Sarandës si destinacion turistik, theksoi Rama.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Joan Textil në Sarandë kërkon rrobaqepëse për qepjen e perdeve, e specializuar në tegel drejt
Adriatik Lapaj nga spitali sërish drejt sheshit: Protesta nuk do të ndalet
Lundrimi i trageteve Sarandë – Korfuz i bllokuar për shkak të motit të keq
Seit Bala, mësuesi i shumë brezave në Delvinë, ndahet nga jeta
Adem Daci përjetësohet në Sarandë: Qendra Kulturore e Fëmijëve do mbajë emrin e kitaristit legjendar
Moti në zonën e Sarandës: Javë me reshje të shumta dhe rënie temperaturash

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.