Rama: Natën ta bëni ditë, mësimi në shkolla edhe me 3 turne

01/09/2012:16

Shperndaje:


Duke iu drejtuar fillimisht si prindër dhe më pas si drejtues rajonal të zyrave Arsimore, kryeministri Edi Rama u ka dhënë porositë e fundit, para nisjes të vitit të ri shkollor 2020-2021. Kreu i qeverisë ka vënë theksin në zbatimin e protokollit, nga gërma e parë deri tek e fundit, siç ai i thotë, pasi në varësi të saj varet shëndeti i fëmijëve, por edhe i një popullate të tërë.
Në takimin online që ka zgjatur rreth 32 minuta, Rama ka riktheksuar se në klasa nuk do të lejohen të jenë më shumë se 20 nxënës, në shkolla do të ketë punonjës nga Instituti i Shëndetit publik, me të cilin do të ruhen kontakte të përditshme, teksa bëri dhe ndarjen se sa shkolla do të punojnë me 1,2 dhe 3 turne.

“Funksionimi i shkollës, do të jetë ndryshe nga vitet e tjera dhe do të funksionojnë deri në 3 turne. 1097 shkolla kanë 1 turn, 472 me 2 turne, 183 shkolla kanë tre nënturne.
Në klasa në mënyrë absolute duhen respektuar rezultat dhe nuk duhet të ketë më shumë se 20 nxënës. për ato me mësim të kombinuar klasat do zhvillohen një herë në ambient dhe një herë online dhe do të vlerësohen vetëm në shkollë. Shtohen detergjenët, maskat, termometrët do të ketë edhe një person të dedikuar nga sistemi i shëndetit publik pranë shkollës.
Personat e dedikuar nga Isntituti i Shëndetit Publik duhet të jenë kontakti juaj i përditshëm, jo për t’i pyetur formalisht, as për t’i shtuar presionin normal të kësaj pune, por për t’i inkurajuar dhe për t’iu gjendur pranë”, shprehet Rama.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ultra Courier Sarande kërkon të punësojë Korrier. Punësim vjetor, e Diela pushim
Hotel Restorant OASIS në Sarandë kërkon Banakier dhe Kamarier
Arameras Resort në Ksamil kërkon të punësojë 2 Sanitare Restoranti
The Queen’s Lion Premium Hotel në Sarandë kërkon Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Colosseum Hotel në Ksamil kërkon Pjatalarëse për Restaurant. Ofrohet akomodim
Bougainville Bay në Sarandë kërkon Hotel General Manager

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.