Rama me datë konkrete, tregon se kur pritet të hapen kishat dhe xhamitë


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim online me përfaqësuesit e lartë të klerit shqiptar, ku u tha se pas datës 18 maj do të hartohet një kalendar gradual në lidhje me mbajtjen e aktiviteteve fetare në vend, nën masat e reja të sigurisë.

Përfaqësuesit e komuniteteve fetare kërkuan që aktivitetet fetare në vend të hapen sërish me rregulla të caktuara.

Sipas tyre, strukturat e vendit tonë e lejojnë që të merren masat për të shmangur çdo rrezik, mbajtjen e distancës si dhe për shmangien e çdo rreziku të mundshëm.

Kujtojme se dje mbi 3 300 persona firmosën një peticion online që i drejtohej Kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ku si kërkesë kishte hapjen e dyerve të xhamive për besimtarët dhe qytetarët.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2448179775473152/

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

PD Sarandë mbledh Kryesinë për protestat në Tiranë, por hesht për problemet e qytetit të vet
Lexoni më shumë
Legalizimet e banesave: si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton ulje
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve
Lexoni më shumë
157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë
Lexoni më shumë
SPORT VISION ALBANIA kërkon Shitëse për dyqanin në Sarandë
Lexoni më shumë
Shitet apartament 1+1 i mobiluar në lagjen Kodër, Sarandë. Çmimi 135,000 euro
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.