Rama kritika ndaj Ardit Bido: Nuk arrite pritshmëritë, ti duhet të mësosh nga Damiani
Rama kritika ndaj Ardit Bido: Nuk arrite pritshmëritë, ti duhet të mësosh nga Damiani. Tensione dhe përplasje me Elisa Spiropalin
Mbledhja e zgjeruar mes Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe ministrave është shoqëruar me tone të forta dhe përplasje, ku në fokus ka qenë rezultati i zgjedhjeve në Sarandë një vit më parë.

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar deputetit të ri të qarkut Vlorë, Ardit Bido, me kritika të drejtpërdrejta për performancën në zgjedhjet e vitit të kaluar.
“Ardit, ti pate një mbështetje të fortë nga qendra, por nuk arrite pritshmëritë. Ti duhet të mësosh nga Damiani si të bëhesh i suksesshëm në zgjedhje”, është shprehur Rama.
Në mbledhje nuk kanë munguar as ndërhyrjet për disiplinën në sallë. Kryeministri i është drejtuar Damian Gjiknurit me fjalët: “Damian leje telefonin se më shpërqëndron kur flas”, ndërsa ky i fundit është përgjigjur: “Ok, s’ka asnjë problem”.
Më tej, Rama i është drejtuar edhe Ervin Hoxhës me një tjetër koment: “Boll o Ervin i çove mesazhe policëve”.
Një tjetër moment i fortë lidhet me përplasjen mes Elisa Spiropalit dhe ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili. Debati nisi gjatë fjalës së ministres, kur Spiropali reagoi duke qeshur.
“Zonja Spiropali s’ke pse qesh”, i është drejtuar Ismaili, ndërsa Spiropali është përgjigjur: “Urdhëro?”
Situata u tensionua më tej kur Rama ndërhyri drejtpërdrejt ndaj Spiropalit: “Ti mos e hap gojën fare, fare. Ti një herë mos fol fare, të paktën në prezencën time. Nuk ndërhyn dot tek sa po flet Erjona”.
Pavarësisht kësaj, Spiropali ka këmbëngulur në kërkimin e një ndjese, ndërsa Rama e ka mbyllur debatin me një paralajmërim të fortë: “Mos më provoko të të nxjerr përjashtë”.
Në mbledhje është diskutuar edhe çështja e protestave në Rrjoll, ku kryeministri ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj deputetëve të qarkut Shkodër: “Nuk mund t’i jepni zë disa personave që pretendojnë një pronë që nuk është e tyre”.
Deputeti i qarkut Vlorë, Ardit Bido, ka reaguar në rrjetet sociale ndaj lajmit të publikuar fillimisht nga Top Channel, duke e cilësuar atë si të pavërtetë dhe duke ironizuar burimet e përdorura në raportim. Bido e ka cilësuar lajmin si të pavërtetë, duke e përgënjeshtruar atë në mënyrë satirike dhe duke vënë në pikëpyetje besueshmërinë e burimeve. Saranda Web
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
29/03/2618:59
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 22
29/03/2618:59
Suvenire nga Saranda
29/03/2618:59
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 21
29/03/2618:59
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 20
29/03/2618:59