Spiropali përplaset me ministren nga Shalësi i Sarandës, Rama: Mos më detyro të të nxjerr jashtë

Përplasje në grupin e PS, Spiropali debat me ministren e re nga Shalësi i Sarandës – Rama ndërhyn me tone të ashpra

Një moment tensioni është shënuar në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku në qendër të debatit ka qenë përplasja mes deputetes Elisa Spiropali dhe ministres së re, Eriona Ismaili, e cila vjen nga Shalësi i Sarandës.

 

 

Sipas informacioneve nga mbledhja, debati ka nisur në momentin kur ministrja e re mori fjalën për të folur mbi strategjinë e komunikimit politik të mazhorancës. Pikërisht gjatë këtij momenti, një reagim nga Elisa Spiropali, i shoqëruar me mimikë dhe shprehje që u interpretuan si ironike, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Ismailit.

 

“Ka ndonjë gjë për të qeshur këtu?”, mësohet t’i jetë drejtuar ministrja e re deputetes socialiste, duke krijuar menjëherë një atmosferë të tensionuar brenda sallës. Burimet bëjnë me dije se në debat ka ndërhyrë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka mbajtur anën e ministres dhe i ka kërkuar Spiropalit të mos ndërhyjë ndërsa ajo ishte duke folur.

 

Në vijim, Rama ka theksuar se çështjet e komunikimit dhe përgjegjësisë politike nuk mund të trajtohen me ironi apo me të qeshur, duke rikujtuar se edhe në të kaluarën situata të ngjashme kanë sjellë pasoja për figura të caktuara brenda Partisë Socialiste.

 

Tensioni ka arritur kulmin kur kryeministri i është drejtuar Spiropalit me një paralajmërim të drejtpërdrejtë: “Mos më detyro të vij vetë aty të të nxjerr jashtë.”

Ky episod vjen në një moment jo të qetë për socialistët, pas debateve të fundit që lidhen me qëndrimet dhe mungesat në seancat parlamentare, duke shtuar zërat për përplasje të brendshme në radhët e mazhorancës.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari
Lexoni më shumë
Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.