Protestuesit shpartallojnë gardhin e Policisë, rrebelimi qytetar vërshon përpara kryeministrisë

Protestuesit shpartallojnë gardhin e Policisë, rrebelimi qytetar vërshon përpara kryeministrisë 

Dita e katërt e protestës qytetare në Tiranë është shoqëruar me pjesëmarrje masive, ku dhjetëra mijëra qytetarë janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kërkuar plotësimin e pesë kërkesave që organizatorët i kanë cilësuar si të panegociueshme.

 

 

Mes thirrjeve kundër qeverisë dhe pankartave në mbrojtje të pronës private dhe pasurive kombëtare, protestuesit kanë rrëzuar gardhin metalik të vendosur nga Policia e Shtetit në afërsi të Kryeministrisë. Pas shembjes së barrierës, turma ka avancuar përpara godinës së qeverisë, duke e kthyer qendrën e kryeqytetit në skenën e një prej protestave më të mëdha të viteve të fundit.

 

Organizatorët e kanë cilësuar këtë mobilizim si një revoltë qytetare kundër politikave që, sipas tyre, kanë dëmtuar interesin publik dhe pasuritë e vendit. Në qendër të protestës qëndrojnë pesë kërkesat kryesore: dorëheqja e qeverisë, shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë, shfuqizimi i Paketës së Maleve, anulimi i ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe anulimi i ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

 

Ndërsa protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë përpara Kryeministrisë, atmosfera mbetet e tensionuar. Forca të shumta policie janë vendosur në perimetrin e institucioneve kryesore shtetërore, ndërsa organizatorët deklarojnë se protesta do të vijojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

 

“Koha e heshtjes ka mbaruar. Shqipëria u përket qytetarëve të saj”, është mesazhi që përsëritet nga protestuesit, të cilët pretendojnë se lëvizja ka marrë mbështetje nga qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora.

 

Me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra qytetarëve, protesta e ditës së katërt po konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar të nisur disa ditë më parë në kryeqytet.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.