Rama: Kategoritë që përfitojnë nga paketa e re financiare për COVID-19

13/04/2018:03

Shperndaje:


Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije ditën e sotme kategoritë që përfitojnë nga paketa e re financiare.

” Si një pagesë e vetme dhe përmbledh disa kategori, 10 mijë punonjës në turizëm, 66 mijë punonjës që janë larguar e pezulluar nga biznesi i madh, mbi 14 mln lekë të reja xhiro në vit, 100 mijë punonjës në bizneset e vogla që kanë punuar, por me xhiro minimale dhe nuk përfituan nga paketa e parë.

Dua të bëj një rikthim pak në ditët e kaluara, ku pati ankesa se u pretendua se u refuzuan bizneset e vogla, sikur u mohua ndihma jonë. Në fakt jo, në fakt shumica prej tyre nuk mund të miratoheshin se nuk ishin përfshirë në paketën e parë, edhe pse e thamë që në krte të herës, ata nuk ishin në paketën e parë”, tha Rama.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.